15.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Erdogani nuk ka besim tek gjyqësori amerikan

Më të lexuarat

Në fjalën drejtuar mbledhjes Këshillit të Drejtësisë mbajtur të mërkurën në Ankara Presidenti Erdoan tha se nuk i beson gjyqësorit amerikan.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk i besonte gjyqësorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Erdoan mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Drejtësisë, organizuar në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës “Millet” (Populli) në Beştepe (lagjja ku ndodhet kompleksi presidencial)

Në fjalën e tij Erdoani vuri theksin tek drejtësia, ndërsa tha: “Një nga përgjegjësitë më të rëndësishme, që na ngarkon feja jonë, është të veprojmë me drejtësi”.

Duke thënë se aspiratat për liri dhe demokraci në vendet perëndimore në fakt kanë dalë nga aspirata për drejtësi, kreu i shtetit turk tha: “Ne shohim se burrështetasit që kanë punuar e vepruar me drejtësi janë përkujtuar për mirë edhe në historinë turke. Institucionet e drejtësisë në periudhën Selxhukase dhe Osmane nënkuptonin një botëkuptim shumë më të përparuar në kohë. Nëse sot nuk kemi një gjë sado të vogël negative që të na bëjë të skuqemi në fytyrë në lidhje me Shtetin Osman, i cili për 600 vite ka sunduar në një hapësirë gjeografike shumë të gjerë, kjo ka ndodhur sepse shteti është drejtuar mbi bazën e drejtësisë”.

Të gjitha dhimbjet, mizoritë, masakrat, krimet e njerëzimit që kanë ndodhur sot në gjeografinë, prej nga është tërhequr Shteti Osman, janë të gjitha vepër e padrejtësisë, nënvizoi Erdoan dhe shtoi: “Koka e organizatës terroriste FETO, që në 15 korrik 2016 ndërmori tentativën e pabesë dhe të përgjakshme për grusht shteti, sot është marrë nën mbrojtje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Ata që e ushqejnë këtë terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ua kërkojmë të na e ekstradojnë, nuk na e japin. Por kur ata (amerikanët) kërkuan nga ne 12 terroristë, ne ua dhamë. Rreth 4 500 kuti me dokumente janë dërguar në ShBA në lidhje me FETO. Ata nuk kanë asnjë fije respekti ndaj drejtësisë e ligjit”, – theksoi Presidenti.

Edoan vlerësoi edhe të ashtuquajturin gjyq për embargos amerikane (kundër Iranit), i cili në ShBA po përdoret si komplot politik kundër Turqisë.

“Turqinë po mundohen ta sfidojnë me vendimet politike që kanë marrë autoritetet amerikane. Unë nuk i respektoj në asnjë mënyrë vendimet e ShBA-së lidhur me këtë embargo të dyshuar; po ashtu nuk u besoj atyre”,- nënvizoi kreu i shtetit turk.

Erdoani kritikoi qëndrimin e ShBA dhe Perëndimit kundër organizatave terroriste.

“Po u afrohet fundi atyre që demokracinë, liritë, ligjin, mirëqenien e kërkojnë vetëm për veten e tyre, dhe kur u vjen radha të tjerëve thonë ‘fashisti më i madh’, ‘diktatori më i madh’, ‘kolonizuesi më i madh’. Bota nuk është në gjendje që të përballojë kaq shumë padrejtësi, kaq shumë mizori”, përfundoi kreu i shtetit turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit