10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Trump, pason telefonata me Putinin

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Zëvendëskryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi, Mahir Ünal, ka njoftuar se ka përfunduar biseda telefonike mes presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan Donald Trump, dhe se pas pak Erdogan do të zhvillojë bisedë telefonike edhe me homologun e tij rus Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kryetari ynë i përgjithshëm i la detyrën e kryesimit të mbledhjes se Kryesisë Qendrore Vendimmarrëse zëvendëskryetarit të përgjithshëm, kryeministrit Binali Yıldırım, për të shkuar në presidencë për realizimin e telefonatës me Trump, e cila përfundoi para pak kohësh. Pas pak, kryetari do të zhvillojë bisedë telefonike dhe me Putinin”, njoftoi Ünal në një deklaratë pas mbledhjes se kryesisë së AK Partisë në Ankara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit