4.4 C
Pristina
Friday, February 3, 2023

Erdogan: Vazhduam përpjekjet për zbutjen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, Erdogan gjithashtu tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnje e Hercegovinë, shkruan Anadolu Agency.

“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnje e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdogan.

Kujtojmë se për 20 ditë me radhë, në dhjetorin e vitit të kaluar, grupe të serbëve lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.

Dejan Pantiq, sipas autoriteteve, dyshohet për organizimin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Por, vendimi i autoriteteve gjyqësore në Kosovë më 28 dhjetor për t’ia ndërruar Pantiqit masën e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak, hapi rrugë heqjes së barrikadave. Pas kësaj, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë deklaruan se kërkesat e tyre për heqjen e barrikadave ishin plotësuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit