ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar qarqet që përpiqen t’i përshkruajnë operacionet e forcave turke kundër organizatave terroriste si “operacione kundër kurdëve”, duke thënë se Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët, por në shënjestër ka vetëm parandalimin e korridorit terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
“E them haptazi, ne nuk kemi asnjë problem me shtetasit tanë kurdë dhe kjo çështje nuk ka të bëjë me korridor kurd, por me shkatërrimin e korridorit terrorist”, tha Erdoğan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Odës Industriale në Ankara.
