“Bisedimet e Istanbulit përbëjnë një moment të rëndësishëm në përpjekjet diplomatike në një kohë kur efektet shkatërruese të luftës (Rusi-Ukrainë) po thellohen”, tha presidenti Erdoğan në konferencën e përbashkët për media me presidentin Zelenskyy.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimi në Ankara me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se vendi i tij beson se do të ishte e dobishme që procesi i Istanbulit mbi luftën në Ukrainë të zbatohet me “një kornizë gjithëpërfshirëse që mund të adresojë problemet tashmë akute”.
“Bisedimet e Istanbulit përbëjnë një moment të rëndësishëm në përpjekjet diplomatike në një kohë kur efektet shkatërruese të luftës (Rusi-Ukrainë) po thellohen”, tha presidenti Erdoğan në konferencën e përbashkët për media me presidentin Zelenskyy.
Erdoğan shprehu gatishmërinë e Türkiyes për të diskutuar me Rusinë “çdo propozim që do të përshpejtonte armëpushimin dhe do të hapte rrugën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
“Türkiye pret nga të gjithë partnerët që duan të ndalojnë gjakderdhjen midis Rusisë dhe Ukrainës të shfaqin qëndrim konstruktiv ndaj procesit të Istanbulit”, tha ai.
