16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Erdogan thotë se Perëndimi nxit islamofobi

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj sulmeve në Paris ka qenë i mbushur me islamofobi. “Hipokrizia e Perëndimit është e thjeshtë për t’u parë”, ka thënë ai në Ankara, në një konferencë për media me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. “Ne, si myslimanë, kurrë nuk kemi mbajtur anën e terrorizmit, kurrë nuk kemi mbajtur anën e masakrave. Ajo çfarë qëndron pas këtyre masakrave, është racizëm, gjuhë e urrejtjes, islamofobi”, ka thënë Erdogan. Kryeministr i Izraelit, Benjamin Netanyahu, një shënjestër e rregullt e kritikave të Erdoganit, është kritikuar po ashtu për pjesëmarrjen në një marshim të unitetit të Paris, më 11 janar. “Unë pyes se çfarë bën ky person, i cili kryen terrorizëm shtetëror, duke masakruar 2,500 njerëz në Gaza”, ka thënë Erdogan. Ai po ashtu ka thënë se sulmet në Francë, që kanë vrarë 17 persona, kanë qenë dështim i forcave franceze të sigurisë, sepse të dyshuarit kanë shërbyer së fundi dënime me burg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit