11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

“Erdoğan të nderohet me Çmimin Nobel për Paqe”

Më të lexuarat

Vlerësohet se Erdoğan duhet t’i ndahet ky çmim për “luftën kundër rendit botëror në të cilin i forti shkel të dobëtin, për kontributet për njerëzimin dhe për ngritjen e zërit për njerëzit e persekutuar”

STAMBOLL (AA) – Pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të Ombudsmanëve (Avokatët e Popullit) që po mbahet në Stamboll, kanë bërë thirrje që Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe për përkrahje dhe kontribut për njerëzit e shtypur dhe për njerëzimin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që Presidentit Erdoğan duhet t’i ndahet ky çmim për “luftën kundër rendit botëror në të cilin i forti shkel të dobëtin, për kontributet për njerëzimin dhe për ngritjen e zërit për njerëzit e persekutuar”.

Ndryshe, Konferenca Ndërkombëtare e Ombudsmanëve, e cila filloi dje, vazhdon sot me temën “Racizmi, ksenofobia dhe retorika e urrejtjes”. Në konferencë marrin pjesë 80 përfaqësues nga institucionet e Avokatit të Popullit nga 50 shtete, përfshirë edhe shtetet e rajonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit