14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Erdogan: Sovraniteti nuk i takon gjyqësorit

Më të lexuarat

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai nuk do të ndalet, përkundër dyshimeve për korrupsion që shtyn tre ministra të kabinetit të tij të japin dorëheqjen.

Djemtë e ministrave ishin në mesin e dhjetëra njerëzve të arrestuar si pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion.

Ushtria turke, në përgjigje të zërave për grusht shtet, ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në argumente politike.

Të premten policia përdori gazin lotësjellës për të shpërndarë protestuesit në Sheshin Taksim, ndërkohë protesta kishte edhe në kryeqytetin Ankara, dhe në qytetin e tretë më të madh Izmir.

Protestuesit kanë kërkuar për dënim të “hajnave”, duke kërkuar dorëheqjen e Erdogan.

Por, për të treguar se ende gëzon mbështetje, Erdogan u duartrokit mbrëmë nga turma njerëzish, pas mbërritjes në Stamboll.

“Sovraniteti nuk i përket gjyqësorit. Sovraniteti nuk i përket qeverisë ose cilido tjetër, ai i përket popullit. Gjyqësori do të paguajë për përpjekjet për të marrë sovranitetin nga duart e njerëzve”, ka thënë Erdogan.

Pavarësisht, kërkesave për dorëheqje, sipas sondazheve në Turqi, kryeministri ende gëzon mbështetjen e popullsisë./ina/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit