14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdogan në Saudi, hera e parë që nga vrasja e Kashogi

Më të lexuarat

Vizioni i ri i një pajtimi dhe islam mes dy vendeve

Presidenti turk mbërriti në Arabinë Saudite pas një periudhe të gjatë marrëdhëniesh të tensionuara me Riadin për vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Kashogi në konsullatën e vendit të tij në Stamboll.

Sipas presidencës turke, gjatë vizitës së tij dy-ditore, Erdogan do të diskutojë marrëdhëniet e Ankarasë me Riadin, si dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin me Arabinë Saudite.

Lidhjet midis dy vendeve u tensionuan pas vrasjes së Kashogi në konsullatën saudite në Stamboll në vitin 2018.

Një gjykatë turke në fillim të këtij muaji vendosi të pezullojë gjyqin e 26 shtetasve sauditë të akuzuar për vrasjen e gazetarit dhe e transferoi atë në Riad.

Reuters raportoi mbi vizitën e planifikuar të Erdogan më parë këtë javë.

Vizita shënon një ndryshim të madh në politikën dypalëshe dhe ndoshta hapin më të madh në përpjekjet e Ankarasë që nga viti 2020 për të rivendosur lidhjet e saj të dëmtuara me fuqitë rajonale, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin, Egjiptin dhe Arabinë Saudite. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit