7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdogan i vendos kushte Bashkimit Europian

Më të lexuarat

“Bashkimi Europian do të jetë ai që do të humbë më shumë nëse Turqisë nuk do t’i jepet anëtarësia brenda dhjetë viteve të ardhshme”.

Kjo ishte deklarata e fortë e bërë nga kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një vizite zyrtare në Berlin.

“Kjo është një çështje që nuk mund të zgjasë përjetësisht. Nëse anëtarësimi do të vazhdojë të zgjatet dhe të zvarritet në këtë mënyrë, në fund BE do të përfundojë duke e humbur Turqinë dhe kjo do të jetë e dëmshme në radhë të parë dhe mbi të gjitha vetëm për Bashkimin Europian”, vazhdoi deklaratën e tij të ashpër kreu i qeverisë turke.

“Një vend me shumicë muslimane, ndonëse laik, me 74 milionë banorë, vetëm sa mund ta forcojë Bashkimin Europian. Gjashtë milionë turq jetojnë tashmë në BE, me më shumë se tre milionë të tillë në Gjermani”, shtoi kryeministri.

Turqia do të festojë 100-vjetorin e themelimit të saj nga rënojat e Perandorisë Osmane në vitin 2023 dhe deklarata e Erdogan përbën kufirin e parë të vendosur nga një politikan turk, për përfundimin e bisedimeve të anëtarësimin ose tërheqjen nga ky proces.

Turqia aplikoi zyrtarisht për anëtaësimin në vitin 2005, por ka arritur të përmbushë vetëm një prej 35 kritereve të kërkuara deri tani. Mosplotësimi i standarteve për të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe problemet me një vend anëtar si Qipro, pas luftës së vitit 1974 që ndau ishullin, janë pengesat kryesore që parashtrohen përpara Turqisë.

Megjithate, ne disa raste ne te shkuaren, Ankaraja ka bere te qarte se nuk eshte e gatshme te prese pafundesisht dhe se mund te terhiqet nga procesi nese nuk do te shihet nje vullnet konkret edhe nga ana e Brukselit per te pritur ne gjirin e bashkesise europiane vendin e ndare midis kontinentit europian dhe atij aziatik.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit