16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Erdogan: Është i detyrueshëm reformimi i OKB-së

Më të lexuarat

Në Samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) që u mbajt në Stamboll, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se feja e tij nuk është as sunizmi e as shiizmi, por islami.

Erdogan, gjatë një fjalimi, tha se myslimani është vëlla i myslimanit, ndërsa e quajti hipokrizi shqetësuese faktin se në Perëndim dënohen e përmenden vetëm sulmet terroriste në Paris apo Bruksel, mirëpo jo edhe në ato në Ankara, në Stamboll dhe Lahor, transmeton Telegrafi.
“Organizatat terroriste duhet të luftohen komplet dhe me vendosmëri të njëjtë”, ka thënë ai. “Myslimanët të cilët e përbëjnë një të katërtën e botës, a kanë ndonjë përfaqësues (në KB)? Jo. Gjatë vendimeve sikur vetëm një nga ato pesë vendet anëtare të sillet negativisht, puna mbaron. Prandaj, unë them që bota është më e madhe se ato pesë vende.

Është i detyrueshëm reformimi i OKB-së. Se një sistem që vet është ndërtuar mbi padrejtësi është e pamundur të kontribuojë në sigurimin e drejtësisë botërore”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit