13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Erdogan: BE na ka gënjyer, kemi 54 vjet që presim anëtarësimin

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, duke folur në Forumin Global Afarist Bloomberg ka sulmuar ashpër Bashkimin Europian, teksa tha se vendi i tij prej 54 vjetësh po pret në dyert e BE-së për t’u anëtarësuar. Por sipas tij BE e ka gënjyer Turqinë.

“Turqisë në fakt ia kanë imponuar embargon politike. Nuk na e kanë thënë të vërtetën gjatë këtij procesi. Na kanë gënjyer. Nuk na e kanë dërguar ndihmën që na e kanë premtuar. Le të na i mbajnë të mbyllura dyert dhe ne shumë lehtë do ta marrim vendimin.

Nuk jem i as të interesuar, t’ua them edhe këtë, por ata po dëshirojnë që Turqia të ikë. E nuk bën kështu, ne nuk jemi kurrë ata që ikin nga ringu. Le të jenë ata që ikin. Le ta marrin ata vendimin. Ne do ta marrim lehtë vendimin tonë”, ka thënë Presidenti i Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit