12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Erbaş paralajmëron muslimanët në Amerikë për veprimtarinë e FETO-s

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Kryetari i Drejtorisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë, Ali Erbaş, ka paralajmëruar muslimanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi ndikimin katastrofal të organizatës terroriste FETO, të kryesuar nga Fetullah Gylen me vendqëndrim në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Erbaş ka theksuar nevojën për një luftë më efektive kundër grupeve të cilat në fillimet e hershme të themelimit kanë pasur një prefiks islam, por që më vonë janë shndërruar në terroriste, siç janë FETO, DEASH-i ose PKK-ja.

Duke rikujtuar tentativën e FETO-s për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, ai vuri theksin tek nevoja për informim të drejtë të njerëzve të cilët kanë qenë të ndikuar nga FETO, në mënyrë që të përmirësojnë njohuritë e tyre fetare në përputhje me Kur’anin dhe sunetin e Muhammedit a.s.

“Njerëzit të cilët kanë rënë nën ndikimin e organizatës terroriste FETO kanë nevojë për një dituri të mirëfilltë fetare”, tha Erbaş.

Ai ka folur edhe për rritjen e islamofobisë në SHBA. “Një çështje tjetër e rëndësishme kundër së cilës duhet luftuar është islamofobia, si dhe përpjekja gjithnjë e më e madhe për ta portretizuar Islamin si një fe të dhunës dhe të rrezikshme. Përkundër përpjekjeve të dëmshme ne duhet të shfaqim fytyrën e ngrohtë të Islamit dhe botëkuptimin se Islami është Fe e paqes jo vetëm për muslimanët, por për mbarë njerëzimin”, tha Erbaş.

Kryetari i Drejtorisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë, Ali Erbaş, kryesoi namazin e Xhumasë në qendrën e Dijanetit për SHBA-të, në Washington, ku dhe u përgjigj në pyetjet e parashtruara nga gazetarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit