16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Eksperti i OKB-së për Mianmarin i bën thirrje shefit ushtarak të ndalë dhunën

Më të lexuarat

Eksperti i Kombeve të Bashkuara për Mianmarin, i ka bërë thirrje shefit të ushtrisë Min Aung Hlaing që të zotohet publikisht për dhënie fund të dhunës në këtë shtet.

Thomas Andrews, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për Mianmarin, i ka shkruar letër të hapur shefit të ushtrisë, duke i bërë thirrje që ai t’iu tregojë njerëzve të shtetit të tij se janë të lirë të kundërshtojnë rregullin ushtarak, pa pasur frikë për plagosje apo arrestim arbitrar.

Prej puçit ushtarak të 1 shkurtit, që ka rezultuar me rrëzim nga pushteti të Aung San Suu Kyi, Mianmari është përballur me protesta gati çdo ditë.

Min Aung Hlaing ka marrë pjesë në fundjavë në një takim të Asociacionit të Kombeve të Azisë Jugore, në të cilin atij i është bërë thirrje të diskutojë për krizën në Mianmar.

Liderët e këtij Asociacioni kanë publikuar më pas një deklaratë me pesë pikë, në mesin e të cilave kërkohej edhe ndalje e menjëhershme e dhunës dhe realizimi i një vizite në Mianmar nga një i dërguar special rajonal.

Në takim “është raportuar se ju jeni pajtuar për ‘ndalje të menjëhershme të dhunës në Mianmar’”, i ka thënë Andrews shefit ushtarak.

“Ky është hap i domosdoshëm drejt dhënies fund të krizës që tashmë ka marrë jetën e 750 personave, përfshirë jetët e të rinjve, në duart e forcave të sigurisë së Mianmarit”.

Andrews ka kërkuar që shefi ushtarak i Mianmarit t’iu përgjigjet edhe thirrjeve të presidentit indonezian Joko Widodo dhe kryeministrit të Malajzisë Muhyiddin Yassin për të liruar të gjithë të burgosurit politikë prej 1 shkurtit.

Ushtria e Mianmarit ka thënë të martën se do të ketë parasysh kërkesën rajonale për dhënie fund të luftës kur shteti “t’i kthehet stabilitetit”, meqë së fundmi ka nisur përleshje të reja me grupet etnike rebele në pjesën e kufirit lindor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit