Egoja mes zbulimit dhe meditimit..!

Më të lexuarat

đź”– Egoja mes zbulimit dhe meditimit..!
Shkruar nga: dr. Halid bin Mensur el-Durajs

Disa thonë: “Dua ta kuptoj veten, që të di çfarë dua dhe të përcaktoj qëllimet e mia.”
E kështu, tërhiqet në vetmi, duke medituar, kërkuar e inspektuar ngjarjet e jetës së tij – dhe përfundimi shpesh është nën nivelin e dëshiruar: vetëm vëzhgime të shpërndara pa ndonjë lidhje midis tyre… disa të shkëputura nga të tjerat…
Dhe kështu, njeriu ndjen nevojën për më shumë vetmi, për të arritur një kuptim më të thellë e më koherent. Kthehet sërish te meditimi, kërkimi dhe analizimi… ndjen se ka nevojë për më shumë… dhe kështu, kalon jeta e tij pa qenë i kënaqur me atë që ka arritur, sepse e ndjen se kuptimi i tij për veten është i mangët, njohja e tij e cekët dhe ende nuk ka arritur në synimin e vet.

Ajo që kam kuptuar nga përvoja ime personale është se mënyra më e mirë për të kuptuar veten dhe për të përcaktuar qëllimet dhe tiparet e saj, është që ajo të zbulohet përmes përfshirjes në përvoja të reja, projekte të ndryshme, veprime të shumta dhe aventura të larmishme…
Kjo sepse në shpirt (vetvete) fshihen potenciale dhe mundësi të fshehura, të cilat nuk mund të njihen përveçse duke i zbuluar, testuar dhe përjetuar ato.

Prandaj, kam thënë:
Vetvetja kuptohet përmes zbulimit domethënë përmes përvojave të reja dhe jo vetëm përmes meditimit teorik.

Ndoshta ky është edhe qëllimi i mendimtarit dhe poetit të njohur pakistanez Muhammed Iqbal, kur thotë:

“Qëllimi përfundimtar i vetvetes nuk është të shohë diçka…
Por të bëhet diçka.”

Këshilla ime për ty:
Provo shumë, dhe do ta njohësh veten.
Mos ki frikë nga dështimi ai është shumë i domosdoshëm, madje pjesë thelbësore për të kuptuar veten!

Mos u fundos në veten tënde në atë mënyrë që të fryhet izolimi yt, të forcohet mbyllja jote, të humbësh lidhjen me botën, të dobësohen marrëdhëniet e tua dhe të riciklosh në mënyrë të mërzitshme të njëjtat ngjarje me pretendimin se po kërkon të kuptosh veten përmes meditimit.

Sepse më pas, një mëngjes do të zgjohesh dhe do ta kuptosh se bota të ka lënë pas dhe ti nuk ke përfituar gjë veçse vetmie, errësie dhe një urrejtjeje gjithnjë e më të madhe ndaj botës dhe njerëzve…
E vërteta është se urrejtja ndaj vetes tënde, mospëlqimi i saj dhe pendesa për çfarë ke humbur, reflektohen mbi të tjerët…

📌 Vepro, dhe do të kuptosh…
Bëj diçka, dhe do të njohësh veten…
Zbulo dhe provo sepse bota është një laborator i madh dhe një fushë eksperimentimi e hapur..!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

TĂ« fundit