9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Egjipt: Viktima në protestat antipuçiste

Më të lexuarat

Njoftohet se në manifestimet masive që janë organizuar sot në shumë qytete të vendit si Kajro, Aleksandri, Fejjum, Ismalije dhe Nil në moton “Qëndrim i Palëkundur për Nder të Dëshmorëve” ka humbur jetën një manifestues dhe janë plagosur 35 të tjerë.

Mësohet se forcat e sigurisë kanë qëlluar me plumba të vërtetë kundër manifestuesve që morën pjesë në protestat që u mbajtën sot në qytete të ndryshme të vendit kundër grushtit ushtarak që u bë vitin e kaluar në Egjipt.

Nga ana tjetër Aleanca Kombëtare “Kundërshto Puçin dhe Mbështet Legjitimitetin” bëri thirrje për të organizuar sot proteste kundër grushtit të shtetit në mbarë vendin për të rrëzuar regjimin ushtarak dhe për të rikthyer legjitimitetin në vend./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit