15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Edhe statuja e Lirisë në Nju Jork kundër Trump: mirëpret refugjatët

Më të lexuarat

Policia e parkut Kombëtar në Nju Jork ka nisur kërkimet për autorin e vendosjes së një baneri gjigand që u uron mirëseardhjen refugjatëve, vendosur, sipas tyre, në mënyrë të paligjshme tek statuja e Lirisë.

Baneri është vendosur përgjatë bazamentit të statujës në ishullin Liberty në Nju Jork. Baneri u hoq nga rojtarët e parkut pas pothuajse një ore.

Ndërkaq, në një letër përmes postës elektronike për një stacion lokal të Nju Jorkut, një organizatë mori përsipër përgjegjësinë, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një grup formal, por vetëm grumbullim qytetarësh që ndjejnë se kanë nevojë të thonë fjalën e tyre për Amerikën tek e cila besojnë.

Baneri u shndërrua menjëherë në një pikë debati të nxehtë në rrjetet sociale, ku shumë përdorues thanë se vetë statuja e Lirisë përfaqëson në vetvete një komb që mirëpret refugjatët. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit