19.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Edhe Rusia edhe SHBA-ja kërkojnë ekstradimin e hakerit rus

Më të lexuarat

Ministria e Drejtësisë e Çekisë tha se edhe Shtetet e Bahskuara por edhe Rusia kanë kërkuar ekstradimin e Yevgeny Nikulin – një 29 vjeçar, shtetas rus, i cili u arrestua në Pragë me akuzat e SHBA-së për hakerim dhe vjedhje të të dhënave.

Një zëdhënës i Ministrisë së drejtësisë i tha agjencisë çeke të lajmeve, CTK, se të dyja kërkesat do të studiohen nga ministria përpara se t’i dorëzohen një gjykate çeke.

Policia çeke e arrestoi Nikulinin më 5 tetor mbi bazën e një kërkese nga SHBA-ja me dyshimet se ka ndërhyrë në kompjuterë të kompanive si Linked in, Dropbox dhe Formspring.

Nikulin përballet me akuza të shumëfishta në SHBA që përfshijnë, ndërhyrje në kompjuterë, vjedhje të rënda të indetitetit dhe vjedhje të të dhënave.

Zyrtarët rusë më heret thanë se po punonin për të parandaluar ekstradimin e Nikulinit në SHBA.(REL)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit