20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Edhe Merkel ia sheh sherrin përkrahjes nga Buzhala: CDU bie në zgjedhje 8.4%, merr 65 ulëse më pak

Më të lexuarat

Dje janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Gjermani, të cilat kanë dhënë rezultate shokuese. Ajo që vlen të theksohet është rënia e ndjeshme e dy partive të mëdha në këtë shtet, CDU dhe SPD, dhe ngritja e madhe e partisë fashiste, AfD.

CDU/CSU e cila drejtohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel ka përjetuar rënien më të madhe në vota. Në zgjedhjet e fundit, ajo kishte 41.5% të votave, të cilat ia kishin siguruar 311 ulëse në Bundestagun gjerman. Kurse, në zgjedhjet e djeshme ajo ka arritur të sigurojë vetëm 33.2%, apo 8.4% më pak. Me këtë përqindje ajo ia ka dalë të sigurojë vetëm 246 ulëse, 65 më pak se në zgjedhjet e kaluara.

Një rënie e tillë ka nxitur debate të mëdha në mesin e analistëve të ndryshem të proceseve zgjedhore. Ata kanë dhënë mendime të ndryshme për shkakun që ka rezultuar me rënie prej mbi 8% të partisë djathtiste të Angela Merkelit.

E opinioni më i qëndrueshëm në gjithë këtë mes është ai që gishtin e fajit e drejton nga gazetari kosovar, admini i sajtit Gazeta Express. Sipas tyre, Buzhala tashmë njihet si person i cili me mbështetjen e tij ua ka humbur zgjedhjet disa partive jo vetëm në shtetin e tij, Kosovën.

“Buzhala ka përkrahur Gruevskin, partia e tij ra nga pushteti në Maqedoni. Ka përkrahur edhe LSI’në në Shqipëri, ku tash partia e Ilir Metës po ashtu nuk është në qeveri. Në Kosovë ka qenë përkrahës i flaktë i Kadri Veselit dhe PDK’së, dhe PDK e pësoi humbjen më të madhe që mund ta ketë pësuar një parti ndonjëherë. Kjo çon në konkluzionin që edhe CDU e pati fatin e njëjtë nga përkrahja e Buzhalës, i cili është ogurzi”, ka deklaruar njëri nga analistët.

Gazeta jonë ka dashur që të marrë qëndrim nga Buzhala, por ky i fundit ka refuzuar të flasë për ne, duke na ka akuzuar se jemi medium i pushtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit