19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Edhe Kosova solidarizohet me marsh protestues kundër bombardimeve në Halep

Më të lexuarat

Në shumë qytete botërore po mbahen marshe protestuese kundër bombardimeve shkatërruese në Halep dhe pas thirrjeve të civilëve atje për ndihmë, sidomos pamjeve tronditëse ku shihen fëmijë të vdekur në rrugë.

Një marsh i tillë pritet të mbahet edhe në Kosovë. Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, janë organizatorët e marshit.

Një njoftimin e publikuar në internet studentët i kanë bërë ftesë gjithë Organizatave Joqeveritare dhe qytetarëve të Republikës për pjesëmarrje.

Protesta do të mbahet me 16 dhjetor, në ora 14:00 dhe  nisja do të bëhet nga Teatri Kombëtar.

Tmerri që po ndodh në Halep ka marrë vëmendjen e botës. Rrjetet sociale mbase janë shpresa e fundit e mijëra sirianëve duke dërguar mesazhe kërkim-shpëtimi nga zona e Halepit ku po përballen me tmerrin pasi në çdo minutë pritet vrasja e tyre./tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit