8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

E tmerrshme: Infermieret e nxjerrin pacientin nga spitali, e zbresin nga karrigia me rrota dhe e “hedhin përtokë”! (Video,+18)

Më të lexuarat

Dy infermiere mizore janë pushuar nga puna pas hedhjes së një “pacienti të padëshiruar” në tokë jashtë spitalit të tyre, në vend që ta trajtojnë atë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje të kamerave të sigurisë që tregojnë se si ato e morën atë nga departamenti i emergjencës në një karrige me rrota dhe e lanë atë të shtrirë në tokë, të fshehur pas një makine pranë një garazhi.

Siç thuhet më tej, burri kishte një plagë të përgjakshme në këmbën e tij të hollë dhe të ekspozuar.

Skena ishte në Soçi, një nga qytetet ruse dhe zbulimi shkaktoi zemërim në vendpushimin e Detit të Zi.

“Infermieret e djallit – ato nxorën jashtë një pacient të padëshiruar”, ishte një koment në internet.

Ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se infermieret janë larguar nga puna.

Arsyetimi i infermiereve ishte se pacienti u kishte thënë atyre se donte të dilte nga spitali dhe tha se shoku i tij ishte duke e pritur.

https://www.mirror.co.uk/news/uk-news/devil-nurses-sacked-after-dumping-11916840#ICID=OffSiteVideo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit