19.7 C
Pristina
E shtunë, 24 Korrik, 2021

E sulmon luani, 1-vjeçari e përkëdhel (Video)

Më të lexuarat

Mbase ngaqë ishte veshur me të bardhë dhe të zeza, një fëmijë 1-vjeçar u ngatërrua me një zebër nga një luaneshë e rritur, e cila e sulmoi në një kopësht zoologjik në Oregon, SHBA.

Ndonëse midis kafshës dhe fëmijës ishte vendosur një mur xhami të hollë i pakalueshëm, vetëm pamja e mbretëreshës së kafshëve duke sulmuar ishte e mjaftueshme për të tmerruar këdo. Por, këdo përveç vetë fëmijës, një djalë i quajtur Jack, që dukej i argëtuar nga “luanesha lodër” dhe e shikonte i hutuar dhe pa asnjë frike nga xhami, të cilin luanesha e godiste me putër dhe e kafshonte me dëshpërim, pa e kuptuar dot përse nuk po arrinte të gëlltiste “zebrën” që ndodhej aq afër saj. Pavarësisht pamjes tejet të frikshme të agresionit nga luanesha, prindërit e Jack, të ndërgjegjshëm për sigurinë e djalit të tyre, dukeshin të argëtuar dhe ishin ata që filmuan skenë madhështore. Në një moment, pasi marrin 1-vjeçarin për të ikur, ai i përshëndet me dorë kafshën, ndërsa prindërit e udhëzojnë që të përkëdhelë “macen”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit