19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

E pranon haptazi ministri rus i Transportit: Sanksionet e Perëndimit kanë shkatërruar logjistikën e Rusisë

Më të lexuarat

Ministri rus i Transportit, Vitaly Saveliev, me rastin e një vizite në Astrakhan, qytet në jug të Rusisë, ka pranuar haptazi se sanksionet e vëna nga vendet perëndimore për shkak të invazionit në Ukrainë, kanë shkaktuar probleme të mëdha logjistike në Rusi.

“Sanksionet e vëna Federatës Ruse pothuajse kanë thyer tërë logjistikën në vendin tonë. Jemi detyruar të kërkojmë korridore të reja logjistike”, tha Saveliev para gazetarëve, që dikur ishte drejtor ekzekutiv i aviokompanisë shtetërore ruse Aeroflot, transmeton Telegrafi.

Në Kremlin shpresojnë që korridori transportues veri-jug, që kalon përmes portit në Astrakhan në Volga, do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit.

Më herët ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar për çështjen ekonomike botërore dhe se sanksionet e vëna Rusisë nuk janë faktor stabilizues. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit