16.8 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

E keni pyetur ndonjëherë veten se si zuri fill gjithësia?! Zbulimet e fundit shkencore përputhen me atë që është përshkruar në Kur’an duke hedhur poshtë teoritë e materialistëve!

Më të lexuarat

Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë sesi Gjithësia zuri vend! Mendimi mbizotërues deri në fillim të shekullit 20-të ishte se Gjithësia kishte përmasa të pafund, se kishte ekzistuar përjetësisht dhe se do të vazhdonte të ekzistonte përgjithmonë. Sipas kësaj pikëpamjeje, të quajtur ‘modeli statik i gjithësisë’, gjithësia nuk kishte as fillim dhe as fund. Duke vendosur bazat për filozofinë materialiste, kjo pikëpamje mohonte ekzistencën e një Krijuesi ndërsa pohonte se gjithësia është një grumbull i përhershëm, i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm i materies. Materializmi është një sistem i të menduarit sipas të cilit materia është një qenie absolute dhe mohon ekzistencën e çdo gjëje përveç materies. Meqenëse i kishte rrënjët e saj në Greqinë e lashtë dhe duke fituar përkrahje gjithnjë e në rritje në shekullin e 19të, ky sistem i të menduarit u bë i njohur në formën e materializmit dialektik të Karl Marksit. Siç këmi thënë më heret, modeli statik i gjithësisë i shekullit 19të përgatiti bazat e filozofisë materialiste. Në këtë libër Principes Fondamentaux de Philosophie (Principet Fundamentale të Filozofisë), Xhorxh Policeri deklaroi në lidhje me bazën e këtij modeli të gjithësisë se: “gjithësia nuk ishte një objekt i krijuar” dhe shtoi: Po të ishte, atëherë do të duhej të ishte krijohej përnjëherë nga Zoti dhe të vinte në jetë prej asgjëje.

Përtë pranuar krijimin, njeriut i duhet të pranoj, në rradhë të parë, ekzistencën e një momenti kur gjithësia nuk ekzistonte dhe se diçka u krijua nga asgjëja. Kjo është diçka me të cilën shkenca s’mund të pajtohet. Kur Policeri pohoi se gjithësia nuk u krijua prej asgjësë, ai po mbështetej në modelin statik të gjithësisë të shekullit 19të dhe duke menduar që po
parashtronte një pohim shkencor. Mirëpo, shkenca dhe teknologjia në zhvillim e shekullit 20të hodhi poshtë idetë primitive siç është modeli statik i gjithësisë që vuri bazat për materialistët. Sot, në prag të shekullit 21, fizika moderne ka vërtetuar me anë të eksperimenteve, vrojtimeve dhe llogaritjeve të shumta se gjithësia kishte një fillim dhe se ajo u krijua prej asgjëje me anë
të një shpërthimi të madh. Veç kësaj, u zbulua se gjithësia nuk ishte statike siç pretendonin materialistët, por ajo zgjerohej. Sot këto fakte pranohen nga e tërë bota shkencore. Se gjithësia kishte një fillim nënkupton se gjithësia erdh në jetë prej asgjëje, domethënë, se ajo u krijua. Poqese ekziston një gjë e krijuar (e cila nuk kishte ekzistuar më parë), atëherë padyshim se duhet të ketë një Krijues. Të krijuarit prej mosqenies është diçka e paimagjinueshme për mendjen njerëzore. Prandaj, të krijuarit prej mosqenies është një gjë krejtësisht tjetër prej bashkimit të objekteve për të formuar një objekt të ri (siç janë veprat e artit apo shpikjet teknologjike). Është shenjë/argument vetëm i krijimit të
Allahut se gjithçka u formua në mënyrë të përkryer përnjëherë dhe në një moment të vetëm, kur gjërat e krijuara nuk kishin shembuj të mëparshëm dhemadje as koha dhe as hapësira nuk ekzistonin ku të krijoheshin ato. Ardhja në jetë e gjithësisë nga mosqenia është prova më madhështore e mundshme se ajo është krijuar. Marrja parasysh e këtij fakti do të ndryshojë
shumë gjëra. Kjo i ndihmon njerëzit të kuptojnë domethënien e jetës dhe të shikojnë qëndrimet dhe qëllimet e tyre. Kjo është arsyeja pse gjatë historisë,shumë njerëz janë përpjekur të shpërfillin faktin e krijimit të cilin ata nukmund ta kuptonin plotësisht, edhepse dëshmia për të ishte e qartë për ta. Atasajuan alternative për të krijuar huti në mendjet e njerëzve. Sidoqoftë, vetdëshmitë shkencore përfundimisht u japin fund këtyre teorive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit