7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

E dërguara e Hillary Clinton për komunitetin mysliman në Kosovë

Më të lexuarat

Presidentja Jahjaga priti të dërguarën e posaçme të sekretares Clinton për komunitetin mysliman, Farah Pandith

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim të dërguarën e posaçme të sekretares amerikane të shtetit, Zonjës Hillary Clinton, për komunitetin mysliman, zonjën Farah Pandith.

Zonja Pandith u interesua për gjendjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, për pozitën e gruas dhe për rolin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Jahjaga, tha se Kosova është bërë faktor paqeje dhe stabiliteti, që ka ndikim gjithnjë e më të madh në skenën ndërkombëtare. Ajo e theksoi faktin që Kosova është shtet qytetar, në të cilin të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, fetare apo gjinore, i kanë të drejtat dhe liritë e barabarta si dhe e njoftoi zonjën Pandith për përparimet që po bën Kosova në realizimin e barazisë gjinore.

Presidentja e falënderoi zonjën Pandith për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të sekretares së shtetit, zonjës Hillary Clinton, si një mike e dëshmuar e Kosovës dhe e popullit të saj, për paqe dhe stabilitet në rajon.

E dërguar e Hillary Clinton Pandith theksoi se Kosova ka bërë avancime të theksuara dhe po bëhet një shembull i mirë për rolin faktik të femrës në shoqëri si dhe për përparimet dhe avancimet që janë bërë në fushën lirive dhe të drejtave të njeriut, duke ofruar mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çuarjen përpara të këtyre proceseve./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit