21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

Drejtori Simnica priti në takim imamin Sami ef. Raqi

Më të lexuarat

Prishtinë, më 24 qershor 2024Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e Xhamisë Shqiptare “Drita” në Vanta të Finlandës, Sami ef. Raqin.Gjatë këtij takimi, drejtori Simnica, fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit dhe më pas shfrytëzoi rastin që të njoh atë me ecurinë e punëve dhe zhvillimeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të Drejtorisë së Diasporës që të kenë edhe më tutje bashkëpunim në të gjitha fushat me rëndësi për besimtarët myslimanë.Nga ana e tij, imami Sami ef. Raqi, fillimisht falënderoi për pritjen dhe më pas falënderoi drejtorin Simnica për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë, e në veçanti me Xhaminë “Drita” në Vanta në Finlandë, si xhami e hapur rishtazi. Ai gjatë kësaj vizite, dorëzoi edhe një sasi të vitrave të tubuara gjatë muajit Ramazan dhe përmbushi porosinë e kurbaneve nga mërgata jonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit