9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Drejtori Simnica priti në takim anëtarin e xhamisë së Regensdorfit të Zvicrës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 11 maj 2022

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Siminca, priti sot në takim Nexhat Zumerin, anëtar i xhamisë së Regensdorfit të Zvicrës.

Drejtori Siminca falënderoi z. Zumeri dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.

Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Ndërkaq, z. Zumeri e falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë me qendrat shqiptare në diasporë.

The post Drejtori Simnica priti në takim anëtarin e xhamisë së Regensdorfit të Zvicrës appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit