15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Drejtori i IKD-së, Miftaraj: Presidenti kreu vepër penale me thirrjen për rezistencë, Prokuroria të merret me të!

Më të lexuarat

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD) Ehat Miftaraj tha se presidenti i shtetit Hashim Thaçi ka bërë vepër penale në thirrjen e tij që institucionet e sigurisë dhe qytetarët të mos respektojnë vendimi e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Ai është shprehur se po të kishte sistem të drejtësisë të pavarur, do të duhej menjëherë të fillonte hetimi për shkeljet që ka bërë presidenti Thaçi në këtë rast.

“Në këtë fazë nuk mund të themi se ka krijuar shkelje kushtetuese por çka është e qartë është fakti se presidenti ka kryer vepër penale, thirrje në rezistencë. Është një predispozitë në kodin penal të Kosovës i cili përcakton se çdo rast kur dikush thërret bënë ftesë publike për rezistencë në mos zbatimin e vendimeve të qeverisë, të autoriteteve publike ka kryer vepër penale”.

“Nëse do të kishim një sistem të drejtësisë së pavarura sot do të duhej të fillonte me hetimin e këtij rasti për ti hetuar shkeljet ose veprën penale që potencialisht ka mundur ta kryej presidenti i shtetit”.

Miftaraj vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes e cilëson si tejkalim të kompetencave.

Sipas tij, këtë vendim mund ta marr vetëm Kuvendi përmes një dekreti.

“Kushtetuta e parasheh qartë kur kemi të bëjmë me lëvizje kjo është kompetencë e Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili përveç dekretit dhe përmes masave proporcionale ka të drejtë të bëjë kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Republikës së Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Vendimi do të kishte kuptimin nëse do të merrej në raporte me rajonet e caktuara siç ka futur në karantinë qytete të caktuara Malisheva dhe Klina dhe të tjerat dhe në çdo momenti kemi të bëjmë me kufizimin e lirisë së lëvizjes, Qeveria e Kosovës mendoj që i ka tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e sajë dhe ka marrë kompetenca nga sovrani respektivisht nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

“Ne në asnjë rrethanë nuk e kontestojmë legjitimitetin e marrjes së një vendimi të tillë, vendimi i Qeverisë së Kosovës është legjitim dhe ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kësaj pandemie që ka kapluar jo vetëm Kosovën por edhe botën, problemi është me autoritetin që e ka marrë këtë vendim që nënkupton autoritet që e ka Kuvendi i Kosovës dhe jo Qeveria e Kosovës”.

Miftaraj shprehet se Gjykata Kushtetuese do të duhej që me urgjencë të trajtonte kërkesën e presidentit, për interpretim të vendimit të Qeverisë për lëvizje të kufizuar.

“Pa dyshim që në çdo rast kur kemi të bëjmë me pretendime se kemi me shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut në rastin konkret me lirinë e lëvizjes Gjykata Kushtetuese do të duhej që këtë ta trajtoj me urgjencë në mënyrë që kthej legjitimitetin, ligjshmërinë, kushtetutshmërinë e këtij vendimi, poashtu kjo ka rëndësi të madh e për publikun e gjerë në mënyrë që të mos vazhdojnë luftërat politike në mes të kryeministrit dhe presidentit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit