12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

DR: Kujdes me Burmali Xhaminë

Më të lexuarat

Demokracia e Re dënon ashpër vendimin e Qeverisë, që në vendin e Burmali Xhamisë në sheshin e Shkupit të ngritët objekti i ish-shtëpisë së oficerëve, të ndërtuar gjatë periudhës së mbretërisë serbe, gjegjësisht rindërtimin e Shtëpisë së Oficerëve në sheshin e Qytetit të Shkupit, në vendin e bekuar, mbi themelet e xhamisë së Burmaliesë e cila me shekuj ka qenë pjesë e atij sheshi.


Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si dhe Komuna Qendër, biznesmenit grek Kondominas, i kanë dhënë lejen për ndërtimin e objektit të ashtuquajtur Shtëpia e Qytetit. Ju qeveritar që keni sjellë një vendim të tillë në një kohë, e cila është tepër e ndjeshme për raportet ndëretnike dhe ndërfetare në vend, përsëri merrni vendime të gabuara, lëndoni ndjenjat fetare të bashkëqytetarëve tuaj mysliman, duke çnderuar për herë të dytë besimtarët islam, duke dhënë leje për ndërtim të një Hoteli,(në vend ku dikur janë kryer ritualet fetare,lutje dhe përkushtim ndaj Krijuesit, në të ardhmen, mund gjithkush të logjikon se çfarë shërbime do të kryhen aty.)”, thekson DR.
Kjo parti ka shprehur kritika edhe lidhur me vendimin për ribalancin e buxhetit nga ana e Qeverisë dhe shkurtimin e projekteve për vendbanimet shqiptare.
“Rishikimi i buxhetit të këtij viti nuk do të sjellë asnjë risi në realizimin e projekteve në vendbanimet shqiptare, përkundrazi edhe ato pak projekte që ishin paraparë,do të pësojnë reduktim maksimal, për të mos thënë nuk do të realizohen fare në vitin 2012. Që nga miratimi i këtij buxheti, realizimi i projekteve shqiptare ka qenë i cunguar është parë qartë, tani ky rishikim i buxhetit nuk do të anashkalojë edhe realizimin e projekteve infrastrukturore që janë çelësi për zhvillimin ekonomik të një vendi. Rishikimi i fundit, buxhetin e ministrisë së Ekonomisë e ka shkurtuar për 206 milion denarë, prej të cilave 190 milion janë shkurtuar nga fondet për zhvillimin e zonave të lira ekonomike”, nënvizon DR.
Sipas kësaj partie, ndërsa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me rishikimin e fundit, buxheti i kësaj ministrie është shkurtuar me 30 për qind.
“Pritet ndërprerja e ndërtimit të disa rrugëve rajonale, afati i të cilave është shtyrë në vitin 2013. Projektin e rrugës Haraçinë-Kumanovë-Likovë, projekt i cili ishte parashikuar të kishte një investim prej 21 milion denarësh,do të shkurtohet,kështu që rrezikohet realizimi. Me sa duket ky rebalancë nuk do të anashkalojë shkurtimin e mjeteve në të gjitha segmentet, projekte për hapjen e rrugëve të reja,ndërtimin e objekteve me rëndësi jetike, megjithatë kudo që të preken investimet kapitale në shtet, ajo reflekton negativisht gjithmonë në ekonomi edhe ashtu të rënduar. Pra analizat tona thonë se,në të gjitha Ministritë do të ketë reduktime në dëm të vendbanimeve dhe komunave shqiptare, dinamika dhe aktivitetet që mbeten për tu realizuar këto shkurtime, do të jemi të gjithë koshient ti shohim…”, vlerëson në fund Demokracia e Re./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit