9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Do t’i japim SHBA-së përgjigjen e nevojshme për të mbrojtur interesat e Venezuelës”

Më të lexuarat

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, në lidhje me vendimin e SHBA-së për të sanksionuar kompanitë venezuelase të naftës PDVSA dhe Citgo tha se do t’i japin SHBA-së përgjigjen e nevojshme ligjore për të mbrojtur interesat e Venezuelës.

Maduro, i cili javën e kaluar ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në, ka pritur në një takim në rezidencën presidenciale në Karakas diplomatët venezuelas që u tërhoqën nga SHBA-ja.

“Me këtë vendim për të sanksionuar duan të vjedhin Citgo nga venezuelasit. Drejtuesve të PDVSA dhe Citgo u kam dhënë udhëzimet për nisjen e procedurave të nevojshme ligjore. Kështu që ne e kuptojmë se qëllimi i SHBA-së është të konfiskojë pasuritë e Venezuelës. Do t’i japim SHBA-së përgjigjen e nevojshme ligjore për të mbrojtur interesat e Venezuelës”, tha Maduro në lidhje me sanksionet e SHBA-së ndaj kompanive venezuelase të naftës PDVSA dhe Citgo.

Maduro tha se vendimi për sanksionet është marrë me kërkesën e kryetarit të Asamblesë Kombëtare Juan Guaido i cili shpalli veten si “president të përkohshëm” të vendit.

Ai theksoi se diplomatëve venezuelas në SHBA u janë ofruar para që të ndryshonin anën e tyre, por se këta nuk e kanë pranuar këtë gjë.

Pasi ka ripërsëritur thirrjen për dialog ndaj opozitës, Maduro ka thënë: “E di që shumë liderë të opozitës janë kundër drejtimit ekstrem në të cilin po shkon vendi, por nëse heshtni, do të jeni përgjegjës për atë që ndodh në Venezuelë. Tani është koha për guxim, ti themi ‘Jo’ grushtit të shtetit, është koha për t’u ulur në tryezën e dialogut”.

“Ne po përjetojmë ditë historike, po përballemi me një luftë historike. Grusht shteti dhe ndërhyrja kanë mbetur në shekullin e 20-të. Venezuela nuk do të kthehet në shekullin e 20-të. Venezuela do të vazhdojë të përparojë në rrugën e saj demokratike dhe të lirë”, tha Maduro.

– Zhvillimet në Venezuelë

Tubimet e mbështetësve të opozitës dhe qeverisë në Venezuelë shkaktuan zhvillime të rëndësishme në aspektin e vendit dhe rajonit.

Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm, ndërsa ky hap u njoh nga SHBA-ja, Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguaji, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kostarika dhe Guatemala.

Ndërsa vendet si Meksika, Turqia, Rusia, Kuba, Kina dhe Bolivia përsëritën mbështetjen e tyre për qeverinë dhe presidentit Nicolas Maduro. Më pas presidenti Maduro, gjatë një fjalimi nga ballkoni i pallatit presidencial Miraflores në Karakas, duke iu drejtuar mijëra qytetarëve të Venzuelës, njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-në dhe u dha afat 72 orë diplomatëve amerikanë të largohen nga vendi. Në një deklaratë të mëpashme Maduro bëri të ditur përfundimin e marrëdhënieve diplomatike dhe vazhdimin e marrëdhënieve tregtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit