8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Djegia e Kuranit trazon botën, Myftiu i Korçës: Ku digjen libra, nesër digjen njerëz

Më të lexuarat

Një aktivist i një partie anti-islamiste dogji Kuranin gjatë një proteste, duke shkaktuar debat dhe trazira në Suedi. Të shumta kanë qenë protestat e myslimanëve ditët e fundit në vendin nordik, ndërkohë që debati është shtrirë në gjithë globin.

Myftiu i Korçës tregon se të tilla situata mund të përshkallëzojnë deri aty ku mund të ndodhë një holokaust i dytë, këtë herë ndaj myslimanëve.

“Ato që më shqetësojnë janë fjalët e një poeti i cili tregon se aty ku sot digjen libra, nesër do të digjen njerëz. Më kujton momentet e Holokaustit, ku çdo gjë nisi me një situatë të tillë dhe përfundoi me holokaustin famëkeq; dhe po kështu, në qoftë se bëjmë një paralelizëm momentet kur nuk reagohet ndaj djegies së kuranit, nesër mund të dalin pasoja akoma më të mëdha, mund të ndodhë holokausti i dikurshëm me Islamofobinë”, tha Imami i Korçës, Ledian Cikalleshi, raporton Euronews Albania.

Kleriku mysliman e dënon gjuhën e njëjtë të dhunës dhe barbarive, duke kundërshtuar protestat e dhunshme apo djegien e librave të besimeve të tjera fetare nga myslimanët.

“Ne si myslimanë nuk mund të reagojmë me të njëjtën mënyrë. Bibla është me relevant hyjnor, është e ardhur nga Zoti e ne nuk mund të reagojmë në të njëjtën formë nëse duam të protestojmë apo reagojmë në të njëjtën formë. Kjo akumulon mllef të panevojshëm”, shtoi ndër të tjera ai.

Ai shkon më tutje duke thënë se problemet që Suedia ka me Turqinë nuk mund dhe nuk duhet të përfshijnë gjithë interesat e myslimanëve të globit.

“Problematika politike që kanë në këto momente, ne duam të jenë pjesë e NATOS sa më shpejt, siç jemi ne. Por një shtet i caktuar, sado i fuqishëm dhe i madh të jetë, nuk mund të përfaqësojë gjithë myslimanët”, thekson ai.

Sipas drejtuesve të besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri, notat e urrejtjes fetare në vendin tonë janë të ulëta, për shkak edhe të harmonisë që karakterizon vendin ku ne jetojmë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit