14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Djaloshi i vogël që po përlot botën me thirrjen e tij për Ramazan (Video)

Më të lexuarat

Një kompani telefonike e Kuvajtit ka bërë një reklamë me një djalë të vogël i cili u bën thirrje liderëve botërorë që të ndërhyjnë në krizën arabe.

Reklama është bërë virale.

Ajo përfshin edhe një deklaratë imagjinare, sikur Jerusalemi po shpallet kryeqytet i Palestinës.

Në video, djaloshi i vogël u adresohet liderëve si Donald Trump, Vladimir Putin, Kim Jong Un, Angela Merkel, Justin Trudeau dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Në afërsi të një figure si Trump, djaloshi i uron presidentit amerikan muajin e Ramazit dhe e lutë atë të bëjnë ‘iftarin’ bashkë ‘nën shtëpinë e tij të rrënuar’.

Më pas, djaloshi shkon te presidenti rus Vladimir Putin dhe i tregon atij për familjen që ka humbur në luftë. Më pas, u flet edhe kancelares Merkel dhe kryeministrit të Kanadasë, Trudeau.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit