Dituria pas hekurave: Tre muajt e Albani-t me Sahihun e Muslimit

Më të lexuarat

Në burgun e tij nuk posedonte asgjë përveç Sahihut të Muslimit, një laps plumbi dhe një gomë, e megjithatë nuk njohu as plogështi (lodhje) e as mërzitje.

Shejh Albani – Allahu e mëshiroftë – (vdiq në vitin 1420 H) tregon duke thënë: Ishte caktim (prej Allahut) që të burgosesha në vitin 1389 H pa ndonjë faj që të kisha bërë, përveç thirrjes në Islam dhe mësimin e njerëzve…
Allahu e kishte caktuar që të mos kisha me vete (në burg) përveçse librin tim të dashur: Sahihun e Imam Muslimit, një laps plumbi dhe një gomë…
Unë e përfundova (punën me të) në rreth tre muaj, gjatë të cilëve punoja ditë e natë, pa asnjë plogështi (lodhje) dhe pa asnjë mërzitje.

Shejhu arriti ta përmbledhte Sahihun e Muslimit gjatë kësaj periudhe, por libri nuk u gjet më! Lufta civile që shpërtheu në Liban atë kohë shkaktoi edhe humbjen e kësaj vepre!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit