18.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Disa fakte për gratë e “hequra” të Arabisë Saudite

Më të lexuarat

Disa fakte për gratë e “hequra” të Arabisë Saudite
Sa herë që vie 8 Marsi, përmendet shtypja e grave në Arabinë Saudite, që shihet si vend i prapambetur vetëm për shkak se është epiqendra e Islamit. Mirëpo disa të dhëna po tregojnë krejt të kundërtën, bile gratë në Arabinë Saudite qëndrojnë më mirë se gratë në SHBA.
Ja këto janë disa nga faktet, që shqiptarët e shkretë e “mbartin” si gajle:

Fakte mbi të drejtat e grave në Arabinë Saudite
1. Janë pronare të një sasie të madhe të pasurisë së vendit. Në vitin 2002, pasuria e llogaritur që ishte e femrave në Arabinë Saudite ishte 185 miliard $ apo me thënë dikund 40% e pasurisë së Arabisë Saudite është në duart e grave.
2. Marrin pjesë me 20% përqind në parlamentin e vendit, më shumë se në SHBA. 30 nga 150 anëtarët e Këshillit Shura janë gra, që në përqindje janë 20%, ndërsa në SHBA vetëm 19.4 % janë gra apo 105 janë gra nga 541 reprezentuesit e tjerë.
3. Numëri i studenteve femra e tejkalon atë të meshkujve, ku femrat përbëjnë 52%. Kjo është një statistik e vitit 2015, ku tregon se femrat janë ata që studiojnë më shumë në Arabinë Saudite. Me qindra gra të tjera janë të shpërndara në botë për të kërkuar tituj më të lartë akademik që nga bachelor e deri në PhD.
4. Janë pronare të rreth 30 % të biznesit në vend. Ka ngritje të lartë të numrit të bizneseve që po hapin gratë në Arabinë Saudite, ku mosha më e re kur fillojnë biznese është në moshën 19 vjeçare.
5. Gratë në Arabinë Saudite nuk janë të frikësuar për të luftuar për të drejtat e tyre. Përmes formave të ndryshme që me protesta e me presion të mediave, gratë në Arabinë Saudite nuk frikësohen të shprehin pakënaqësitë e ndryshme për gjërat që i shqetësojnë. Ata kanë bërë shpeshherë kampanja të ndryshme./KohaIslame.com/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit