13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Dialogu intim Mehmeti – Xhaferi, flasin tre “anadollako-islamikë”: përgjimi dhe publikimi i tij, i papranueshëm!

Më të lexuarat

Nga Mensur Krasniqi

Opinioni në Maqedoni u trondit këto ditë nga një “seksgate” i shpërthyer në politikën vendase. Disa media maqedonase publikuan një bisedë me nuanca intime mes Ermira Mehmetit, funksionare e lartë e BDI-së dhe kolegut të saj po nga kjo partik, Musa Xhaferi, njëherësh dhe zv/kryeministër.

Lajmi morri dhenë dhe nuk qenë të pakta dhe portalet e hapësirës shqiptare që e shitën për ca klikime më shumë bisedën mes tyre. Por pas ftohjes së muhabetit, nisën reagimet e para në emër të moralit për të mos iu futur tjetrit në jetën private.

Dhe ndër zërat “pro” këtij morali pati dhe asish pena budallaqe që ia atribuan këtë anadollako-islamikëve, pa qenë të afta ta zbërthejnë se çdo të thotë “anadollako-islamike” dhe se ç’lidhje ka kjo lloj emërtese e shpikur nga ndonjë mendje e mbrapshtë, me rastin në fjalë.

Sakaq, është e vërtetë që futja në jetën private të tjetrit, posaçërisht të figurave publike, e sidomos politikanëve, po bëhet një trend i frikshëm, edhe global. Jo aq në emër të moralit, sesa të formave diskretituese dhe shantazhuese për arsye të pastra politike.

Tesheshi.com ka realizuar një forum duke marrë mendimin e tre zërave: fetar, sociologjik e politik, për t’iu qasur çështjes në fjalë, që, në funksion të demontimit të asaj çfarë shkruajti pak ditë më parë një penë budallaqe nga media & politika kosovare, po i emërtojmë si “anadollako-islamikë”, që çuditërisht ndajnë tjetër mendim për rastin në fjalë. (ndjesë personazheve, gjithsesi)

Sipas sociologut Ali Pajaziti, jeta private e njerëzve është e shenjtë dhe e paprekshme, është e mbrojtur si me akte juridike ashtu edhe me norma morale, me parime të etikës dhe bontonit. Por sipas tij, politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm se janë nën vatrën vëzhguese të qytetarit dhe të mekanizmave të shoqërisë informatike, andaj duhet të kenë kujdes se çfarë veprojnë, si sillen, çka flasin dhe çfarë fjalori e zhargobni përdorin në komunikimin e tyre.

ali

“Qarku i privatësisë së politikanëve është më poroz se ai i qytetarëve të thjeshtë, ngase pragma politike nganjëherë, në politikën e sotme të bastarduar kërkon edhe degradimin e tjetrit, të oponentit dhe në këtë drejtim nuk zgjidhen metodat, deri te ato të diskreditimit përmes jetës dhe preferencave seksuale. Në këtë drejtim, sekscentrikët ia pësojnë sepse bëhen shënjestër e përgjimeve, e regjistrimeve etj., gjë që nuk iu ndodh politikanëve “që ruhen” nga rënia në grackën e dashurive të ndaluara. Rastet e fundit kujtoj se do t’i shtyjnë politikanët që t’i mbledhin mendtë dhe ta dinë se s’ka liri absolute, se s’ka pozitë që të garanton gjithçka, se ka privilegje por edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie, si për imtësirat ashtu edhe për grand-skandalet”, deklaroi për portalin tesheshi.com, Ali Pajaziti sociolog i njohur në Maqedoni.

Nga ana tjetër, edhe pse në taborin kundërshtar, anëtari i Kryesisë Qendrore të BESA-s, Zeqirija Ibrahimi është i mendimit që përzierja në jetën private të kujtdo qoftë, pra edhe të politikanëve, është një veprim amoral dhe i pandershëm.

zeqirija ibrahimi

“Prandaj, kur sot publikohen përgjime me përmbajtje të tillë, personalisht mua, por edhe për Lëvizjen BESA, ky është fakt shqetësues, sepse kështu po preket rëndë edhe morali shqiptar. Kam drojë se kështu na relativizohen standardet e moralit dhe mos dhashë Zoti të kemi pasoja edhe në të ardhmen. Prandaj ne e kemi gjykuar dhe e gjykojmë secilin që publikon përgjime të tilla dhe mendoj se ai duhet të jetë veprim që duhet të sanksionohet”, deklaroi për tesheshi.com Zeqirija Ibrahimi, ndër zërat më seriozë të jetës publike, e së fundi politike të Maqedonisë.

Megjithatë, sipas Ibrahimit, edhe politikanët nga ana e tyre si përfaqësues të popullit që janë, duhet të jenë qenë të kujdesshëm se çfarë kanë bërë dhe çfarë bëjnë.

“Përveç që duhet të dënohen publikuesit e përgjimeve, ne duhet të kërkojmë llogari edhe se kush i ka incizuar ato përgjime dhe çfarë kanë bërë këta të BDI-së kur janë përgjuar? Pse e kanë lejuar atë? Sepse, nëse i kanë përgjuar ata si funksionarë, ku ta dish çfarë na kanë bërë neve vdekatarëve të rëndomtë. Dhe, e fundit, një person që del në publik si përfaqësues i popullit, nuk ka mundësi që natën të jetë pervers e ditën të jetë engjëll. Se kjo bie në kundërshtim me standardet tona të moralit. Për këtë arsye, pajtohem që nuk duhet të bëhet politikë me jetën private të politikanëve, por insistoj që edhe politikanët ta dinë se ata janë përfaqësues të popullit dhe se veprimet e tyre, që nuk përkojnë me moralin e popullit të tyre, janë të dënueshme nga ky popull”, përfundoi Ibrahimi.

Shikuar nga aspekti fetar, sipas hoxhës nga Shkupi Bexhet Dernjani respekti i privatësisë në Islam është prej gjërave kryesore, dhe morali islam ndalon rreptësisht ndërrhyrjen në jetën private të tjetrit.

bexhet

“Pasimi i të metave të të tjerëve është e ndaluar ku edhe i dërguari i Allahut thotë: Mos i pasoni të metat e të tjerve se kush i pason të metat e vëllaut të tij, Allahu ja pason të metat e tija, e kujt Allahu ja pason të metat e tij e nënçmon edhe në mes të shtëpis së tij. Andaj privatësia nuk duhet ti cenohet askujt dhe as të luhet me nderin e askujt për poena politike ditore për shkak se dihet se ne si popull nderin e kemi gjënë më të shtrejt”, theksoi për portalin tesheshi.com, Bexhet Dernjani.

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit