16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Dhuna ndaj myslimanëve Rohinga: Oksfordi heq fotografinë e Aung San Suu Kyi

Më të lexuarat

Kolegji i Oksfordit, ku Aung San Suu Kyi, ishte si një studente, ka hequr portretin e saj nga ekspozita publike dhe e ka magazinuar. Ky vendim erdhi pas kritikave ndërkombëtare lidhur me rolin e saj në krizën humanitare të Mianmarit, raporton “The Guardian”.

Drejtuesit e Kolegjit St Hugh vendosën të heqin pikturën e fitueses së Nobelit nga hyrja kryesore, një ditë para fillimit të vitit universitar dhe ardhjes së studentëve të rinj.

Në vitin 2012, Aung San Suu Kyi u vlerësua me një doktoratë nderi nga Universiteti i Oksfordit dhe festoi ditëlindjen e 67-të në kolegj, ku studioi politikë, filozofi dhe ekonomi midis 1964 dhe 1967.

Por në muajt e fundit udhëheqësja e Mianmarit ka marr kritika për qëndrimin e mbajtur ndaj minoritetit Rohinga, mbi të cilët po kryhet një spastrim etnik dhe sulme të dhunshme nga forcat ushtarake të shtetit që ajo e udhëheq. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit