16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dhjetëra mijëra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Dhjetëra mijëra muslimanë falën namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor nën okupim, raporton Anadolu Agency (AA).
Besimtarët filluan të mbërrijnë në Xhaminë Al-Aksa në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të siguruar një vend në xhaminë e shenjtë.

Zëdhënësi i Autoritetit të Vakëfit Islam të Kudsit, Firas Dibs tha se në namazin e Bajramit ishin të pranishëm më shumë se 100 mijë besimtarë.

Për muslimanët, Al-Aksa është faltorja e tretë më e rëndësishme ndërsa hebrenjtë besojnë se aty dikur kishte dy tempuj hebrenj.

Kompleksi Al-Aksa, i cili mbulon 15 për qind të bërthamës së vjetër të Kudsit, është nën okupimin izraelit dhe paraqet pikëtakimin e tri feve më të mëdha në botë. /aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit