10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Deputetja e PS-së, një myslimane e devotshme

Më të lexuarat

Jemi mësuar ta shohim me rroba zyrtare të një politikaneje. Por ajo ka edhe një jetë shpirtërore personale, përpos asaj zyrtare në politikë.

Flasim për Esmeralda Shkjaun, deputete e Partisë Socialiste, e cila duket se është duke kërkuar një sfidë të re pranë partisë së cilës i ka besuar për vite dhe, pse jo, edhe një mandat të ri së shpejti.
Esmeralda ka qenë e ftuar në studion e Rudina Magjistarit, ku ka treguar se përveç politikës, ajo është rritur me një edukatë fetare për të respektuar të gjitha fetë, por më pas ajo ka treguar se është bërë një myslimane e devotshme.

Në Durrës, qytetin ku u lind e rrit, Esmeralda ndoqi studimet e mesme në Medresenë e vajzave, prej së cilës krijoi bindjen për t’iu përkushtuar besimit islam: “Unë jam një besimtare modeste, që mundohem të gjej paqen shpirtërore.

Feja myslimane është diçka që më përmbush dhe më jep një qetësi të jashtëzakonshme, sepse nëse ke besim tëndin, çdo lloj besimi, ai të jep mundësi të jetosh në paqe dhe dashuri. Besoj se çdo i ri dhe çdo e re që beson në fe është një e mirë më shumë për shoqërinë. Besimi islam më ka bërë të jem me këmbë në tokë, më ka falur një qetësi të jashtëzakonshme. Besimi të ndryshon edhe stilin e jetës. Cilado fe të jep një paqe dhe një dashuri më shumë ndaj njëri-tjetrit”,- ka thënë Esmeralda (zbardh revista “Class”).

Një prej xhamive në të cilat Esmeraldën mund ta shohësh shpesh, është Fatih në Durrës – vendi ku deputetja e PS-së ndihet e qetë dhe siguron paqen dhe qetësinë e munguar në çdo vend tjetër të jetës së përditshme.

Megjithatë, nuk është një besimtare e veshur me shami, ende jo. E pyetur për këtë nga Rudina, Esmeralda tregon se është ende në shkallën e parë të këtij besimi dhe nuk është e sigurt deri në cilën shkallë do të shkojë, por tani për tani ndihet me këmbë në tokë: “Këtë gjë nuk duhet ta dinë të gjithë, sepse është një gjë private. Është pjesë e rëndësishme dhe një obligim që duhet kryer sa herë falesh… Unë jam akoma në shkallën e parë, por jam me këmbë në tokë, nuk e di nëse do të shkoj te shkallët e tjetra, por tani jam e lumtur dhe në paqe”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit