3.3 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Deputetët kuvajtianë miratojnë dënimin me vdekje për ‘mallkimin e Zotit’

Më të lexuarat

Kuvajt. Parlamenti i Kuvajtit të enjten përkohësisht kaloi ndryshimet në kodin penal të shtetit të Gjirit, i cili e përcakton dënimin me vdekje për ata që mallkojnë Perëndinë, Profetin e Islamit apo gratë e tij.
Dyzet e gjashtë deputetët, duke përfshirë edhe ministrat e kabinetit, kanë votuar për amendamentet kyçe që do të vijnë në fuqi vetëm pas një raundi të votimit dhe miratimit të qeverisë. Votim i dytë dhe përfundimtar do të zhvillohet në dy javë.
Katër deputetë shiitë votuan kundër ligjit, një ligjvënës pro-shiit abstenoj, ndërsa dy deputetë refuzuan të votojnë.
Deputetët shiitë kanë kërkuar që ndryshimet e reja gjithashtu të zbatojë dënimin me vdekje për të gjithë ata që mallkon 12 imamët e sektit të tyre, por parlamenti hodhi poshtë kërkesat e tyre.

Masa që kërkon të rëndohen dënimet për krime fetare erdhi pasi autoritetet arrestuan muajin e kaluar një Tweeter shiit që bënte fushatë në rrjete sociale për mallkimin e Profetit Muhamed (paqa qoftë mbi të), të shoqen dhe disa nga shokët e tij.
I dyshuari, Hamad al-Naqi, është duke u arrestuar në pritje të marrjes në pyetje të mëtejshme dhe gjykimit.
Tensionet kanë shpërthyer në Kuvajt në mes të popullatës muslimane shumicë, nga sekti shiit të cilët formojnë vetëm një të tretën e popullsisë vendase, prej 1.17 milionë, duke reflektuar tensionet rajonale në rritje në mes të shijave dhe sunive.

Al-Arabiya/Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit