14.3 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Dënimi për ata që shpifin ndaj grave të ndershme

Më të lexuarat



Shpifja që u bëhet grave të ndershme është prej mëkateve të mëdha

Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme e të pafajshme besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën. Ata i pret një dënim shumë i madh.” (Nur; 23)
I Dërguari i Allahut (alejhi selam), ka thënë: “Largojuni shtatë mëkateve shkatërruese…” dhe ka përmendur ndër to shpifjen ndaj grave të ndershme e të pafajshme besimtare.
Gjithashtu, ka thënë: “Musliman është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të sigurtë muslimanët e tjerë.” (Buhariu, Muslimi)
I Dërguari i Allahut (alejhi selam), i ka thënë Muadhit:
“Të pastë nëna! A nuk e di se njerëzit hidhen në Zjarr prej hunde zvarrë për shkak të asaj që kanë korrur gojët e tyre…?”(Buhariu)
Allahu i Madhëruar ka thënë: “E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për atë që nuk janë fajtorë, ata e kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.” (Ahzab; 58)
I Dërguari i Allahut (alejhi selam), ka thënë:
“Kush shpif për shërbëtorin e vet se ka bërë zina (imoralitet), në Ditën e Gjykimit atë dënim do t’ia bëjnë atij, përveçse nëse ka qenë e vërtetë ajo që ka thënë.” (Mutefekun alejhi)
Mirëpo, kush shpif për nënën e besimtarëve, Aishen (radijAlahu anha), pasi ka zbritur nga qielli pafajësia e saj, ai konsiderohet jobesimtar, përgënjeshtrues i Kur’anit.

Burimi:
“Mëkatet e mëdha”
Imam Dhehebiu
………………………………
🔷A nuk e di ai/ajo që sado të mundohen të përbaltin ndershmërinë e besimtari/es, veçse Allahu i Lartësuar urdhëron një ushtar prej ushtarëve të Tij e t’u shkatërrojë kurthet dashakeqe sa hap e mbyll sytë?
🔷Ushtarë të Allahut janë të gjitha krijesat që Ai ka krijuar, e ato janë pafund.
🔷Mos kujtoni se do ju vijë me helmetë e me shpatë një i tillë!
Ai mund të jetë aq i vogël aq sa mendja nuk shkon kurrë.
🔷Por, a e di ai/ajo që përbalt besimtarin/en se Allahu e mbron robin e Tij të sinqertë?!
🔷Po si guxojnë të tillë krijesa kaq të vogla e miskine para Sunduesit të botrave të marrin në dorë e në gojë jetën e nderin e dikujt tjetër me pa të drejtë, si guxojnë? A thua kanë marrë “sigurinë” për në xhennet?

🔺Prandaj, kujdes nga fjala që nxjerr nga goja sepse ajo është e thjeshtë për gjuhën por ama shumë e rëndë në peshore Ditën e Gjykimit!

Allahu na faltë e na mëshiroftë! Amiin

A.N
—————————

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit