10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Demokracia dhe Korrupsioni nga Francis Fukuyama

Më të lexuarat

Demokracia dhe Korrupsioni

Dua të bëj një korrigjim ndaj një pohimi të bërë nga unë në postimin e fundit. Në të, unë thashë se ofrimi i shërbimeve të tilla si: edukimi dhe kujdesi shëndetësor është diçka që “e përmbushin shtetet dhe që nuk kontrollohet nga institucionet ”. Ky është një vlerësim i madh. Institucionet e kontrollit luajnë aktualisht një rol të madh në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe kontrollit ndaj korrupsionit. Gjykatat janë përdorur shpesh për të detyruar degët ekzekutive në kryerjen e detyrave të mandatuara dhe natyrisht për të ndjekur penalisht zyrtarët e korruptuar.

Llogaridhënia demokratike, media e lirë dhe informacioni i hapur janë kritike në disiplinimin e korrupsionit dhe mbajtjes nën presion për përmirësimin e performancës. Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar të donatorëve ka nxitur mekanizma për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së qeverive si një rrugë primare ndaj qeverisjes së mirë.
Iniciativa Qeverisja e Hapur e zhvilluar nga kolegu im Jeremy Weinstein është një tjetër përpjekje e vyer në këtë drejtim. Është e qartë, se sa më shumë informacion qarkullon rreth korrupsionit dhe qeverisjes së keqe, aq më shumë është e mundur që njerëzit të mobilizohen për të bërë presion ndaj drejtuesve, në mënyrë që t`i rregullojnë gjërat.

Unë po përpiqesha të jepja një këndvështrim më të ndryshëm dhe më kompleks. Nuk ka asnjë dyshim, se transparenca më e madhe dhe llogaridhënia, si dhe zbatimi rigoroz i ligjit, janë kritike për përmirësimin e performancës së qeverive. Megjithatë, pa kapacitetet bazë, asnjë sasi e transparencës dhe llogaridhënies nuk mund të prodhojë shërbime të mira. Nëse ju shikoni të gjitha traditat burokratike anembanë botës si; Gjermania, Suedia, Japonia, Singapori etj-asnjëra prej tyre nuk u bë e madhe për shkak të llogaridhënies demokratike. Në fakt, shumë burokracira të mëdha u krijuan nga regjime autoritare, që kishin nevojë për shërbime efikase, kryesisht për hir të mbijetesës kombëtare. Kjo ishte e vërtetë në shtet-ndërtimin amerikan ashtu si edhe në epokën progresive, gjë të cilën do ta trajtoj në një shkrim të mëvonshëm.

Për më tepër, llogaridhënia demokratike është një thikë më dy presa. Ne sigurisht duam që burokracitë të jenë gjerësisht të përgjëgjshmë ndaj nevojave publike, se sa shërbimit ndaj interesave të veta, apo atyre të elitave që i percaktojnë ato. Nga ana tjetër, ekziston një tension i përhershëm mes llogaridhënies dhe autonomisë burokratike, bazuar në ekspertizën dhe meritën.

Llogaridhënia demokratike prodhon format e saj të korrupsionit, ashtu si politikanët që mobilizojnë votuesit e tyre në mënyrë klienteliste. Në një sistem klientelist, politikanët jo vetëm që përcaktojnë politika dhe emërojnë krerët e agjencive, por ata zgjedhin dhe të gjithë personelin  burokratik. Politikanët, përfaqësues në teori të vullnetit publik, shpesh bejnë zgjedhje populiste në kundërshtim me vullnetin afatgjatë të publikut. Kjo është arsyeja, se pse degët ekzekutive duhet të jenë të mbrojtura nga mbikëqyrja ditore e legjislativit.

Nevoja për autonomi burokratike është arsyeja se përse ne nuk mund të ndryshojmë politikat monetare apo strategjitë ushtarake mbi vullnetin e përfaqësuesve tanë të zgjedhur për menaxhim. Shumica e amerikanëve duket se e njohin (të paktën në mënyrë sipërfaqësore), rëndësinë e ekspertizës dhe autonomisë. Sondazhe si General Social Survey (Sondazhi i Përgjithshëm Social), kanë tendencë për të treguar se pjesët më të respektuara të qeverisë amerikane janë aktualisht më pak demokratike: Gjykata Supreme, ushtria, Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve etj. Nga ana tjetër, pjesa e qeverisë si më llogaridhënëse ndaj opinionit publik, Dhoma e Përfaqësuesve, është më pak e respektuara nga të gjithë.

Pra institucionet e kontrolluara (Ligji dhe llogaridhënia) duhet të bëjnë punën e tyre për të dëtyruar drejtuesit e tyre që t`i shërbejnë vullnetit publik. Por kontrollet e tyre nuk prodhojnë ekspertizën dhe fuqinë e ligjit, që janë të nevojshme për të qeverisur në mënyrë efektive. Unë argumentova vitin e kaluar në “Financial Times”, se sistemi amerikan ka shumë kontrolle, kur e krahasojmë me sistemet e tjera demokratike dhe po akumulon më shumë me kalimin e kohës. Votokracitë mund të ndalojnë ngjarjen e gjërave të këqija, por ato gjithashtu nuk ofrojnë shumë siguri përsa i përket mënyrës së veprimit efikas kolektiv.

Perktheu: Ervin Hakorja

Revista: The American Interest

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit