9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Del dokumenti turk: Pavarësia e Shqipërisë u shpall me aprovim nga Perandoria Osmane

Më të lexuarat

Gazeta e njohur turke, “Milliyet” ka publikuar një dokument ku thuhet se Perandoria Osmane ka dhënë dritën jeshile për pavarësinë e Shqipërisë. Dokumenti është siguruar nga Dr. Mehmet Tutuncu, që ka hetuar arkivat osmane. Ai thotë se vendimi për pavarësinë e Shqipërisë është miratuar nga Perandoria Osmane, transmeton Gazeta e Re.
Në dokument thuhet se Këshilli otoman i Ministrave miratoi një rezolutë për të mos penguar pavarësinë e Shqipërisë. Në dokument thuhet se guvernatori i Tripolit, Ismail Qemal Bej, lejohet të kthehet në Shqipëri për të mbledhur një kongres që do shpallë shtetin e pavarur.

Dokumenti i mëposhtëm është nga arkivat osmane dhe mban datën 27 nëntor 1912. Është një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti si përgjigje në pyetjen e shtruar nga kryekomandanti osman i Vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina. Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemal Vlorën dhe bashkëpuntorët e tij, të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin nga çasti në çast të mbërrinin në Vlorë për të mbajtë një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë. Përgjigja e Stambollit ishte e qartë: Mos e pengoni. E ka pajtimin tonë. MV., 171/53, 17.12.1330 (27 nëntor 1912).

Studiuesi që ka publikuar dokumentin thekson se ndryshe nga sa pretendohet, Ismail Qemal Bej erdhi në Shqipëri me dijeninë e qeverisë otomane dhe veproi me dijeninë e saj- shkruan lapsi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit