Deklaratë e shtypit e lëvizjes së rezistencës islamike Hamas:
• Brigadat al-Qassam dhe forcat e rezistencës në sektorin e Gazës lirojnë 20 robër të pushtuesit që mbaheshin nga rezistenca, kjo si pjesë e hapave për zbatimin e fazës së parë të planit të Trumpit për ndalimin e luftës mbi sektorin e Gazës.
• Me këtë hap, lëvizja konfirmon angazhimin e saj për të përmbushur detyrimet e saj, dhe thekson rëndësinë e punës së ndërmjetësve për t’i detyruar armikun sionist të zbatojë atë që i takon sipas marrëveshjes, dhe për të përfunduar zbatimin e të gjitha klauzolave të saj.
• Çlirimi i heronjve tanë të robëruar, përfshirë ata me dënime me burgim të përjetshëm dhe me dënime të larta që kaluan dekada të tëra prapa hekurave, është fryt i trimërisë dhe qëndresës së popullit tonë të madh në sektorin e Gazës dhe i bijve të tij në rezistencën trima. Është një besnikëri e rezistencës ndaj premtimit ndaj popullit dhe familjeve tona të robëruara, dhe përfytyrim i vullnetit të çlirimit që nuk thyhet përballë mizorisë së nazistëve të rinj.
• Netanyahu e ushtria e tij nuk arritën gjatë dy vjetëve të luftës së shfarosjes dhe shkatërrimit të lironin robërit e tyre me forcë, dhe në fund u detyruan të dorëzohen ndaj kushteve të rezistencës, e cila theksoi se rruga e kthimit të ushtarëve të saj të kapur është vetëm nëpërmjet një marrëveshjeje shkëmbimi dhe përfundimit të luftës së shfarosjes.
• Rezistenca bëri çdo përpjekje për të ruajtur jetën e robërve të pushtuesit, pavarësisht përpjekjeve të kriminelit të luftës Netanyahu dhe ushtrisë së tij terroriste për t’i goditur dhe për t’u hequr qafe, ndërsa në të njëjtën kohë robërit tanë në burgjet e pushtuesit i nënshtrohen të gjitha llojeve të shkeljeve: poshtërimit, torturës dhe vrasjes.
• Çështja e robërve do të mbetet në krye të prioriteve kombëtare për popullin tonë dhe rezistencën e tij, dhe populli ynë nuk do të gjejë qetësi derisa të lirohet edhe i fundit i robërve nga burgjet e nazistëve të rinj, dhe derisa pushtuesi të largohet nga toka jonë dhe nga të shenjtat tona.
Deklaratë e shtypit e lëvizjes së rezistencës islamike Hamas:
