14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024


Deklarata e fortë e Borrellit: Europa, e “çarmatosur” nga Amerika në 30 vjet(!)

Më të lexuarat

Një “çarje” perëndimore përballë ambicieve të frikshme ruse

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës përfaqëson një kërcënim ekzistencial për të gjithë Bashkimin Evropian dhe e ka detyruar BE-në të vendosë mbrojtjen në qendër të politikës së tij të sigurisë, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell.

“Në një kohë kur pjesëmarrja amerikane në Evropë po bëhet gjithnjë e më pak e sigurt, kjo luftë përfaqëson një kërcënim ekzistencial për BE-në”, tha Borrell në një blog në faqen e internetit të Shërbimit të Jashtëm Evropian, me rastin e botimit të librit të tij “Evropa mes dy luftërave”.

Ai vlerësoi se nevojitet një ndryshim paradigme në mbrojtjen evropiane, duke vënë në dukje se Evropa ia ka deleguar sigurinë e saj SHBA-së për një kohë të gjatë dhe ka lejuar “çarmatim të qetë” në 30 vitet e fundit, pas rënies së Murit të Berlinit.

“Nëse (Presidenti rus Vladimir) Putin arrin të shkatërrojë pavarësinë e Ukrainës, ai nuk do të ndalet me kaq. Nëse ai fiton, pavarësisht mbështetjes së dukshme të BE-së dhe SHBA-së për Ukrainën, kjo do të dërgojë një sinjal të rrezikshëm për aftësinë tonë për të mbrojtur atë në të cilën besojmë”, shtoi ai.

Sipas tij, BE-ja duhet të pranojë përgjegjësinë strategjike dhe të fitojë aftësinë për të mbrojtur veten duke ndërtuar një shtyllë të fortë evropiane brenda NATO-s.

“Ne duhet ta bëjmë këtë hap në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Jo sepse ne do të shkojmë në luftë, përkundrazi: ne duam ta parandalojmë atë duke siguruar mjetet për të penguar me siguri çdo agresor”, theksoi Borrell dhe shtoi se përpjekje të tilla nuk nënkuptojnë dëshirën për të krijuar një lloj ushtrie evropiane.

Mbrojtja, siç thotë ai, do të mbetet kompetencë ekskluzive e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në të ardhmen e parashikueshme, por një ndryshim i tillë paradigme nënkupton një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në nivel kombëtar për secilin nga shtetet e BE-sw në të paktën dy për qind të PBB-së. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit