9.5 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Degradimi i tokës përbën rrezik për sigurinë ushqimore”

Më të lexuarat

Zëvendës drejtori i Fondacionit Turk për Luftimin e Erozionit të Tokës, Ripyllëzimit dhe Mbrojtjes së Habitateve Natyrore (TEMA), Hikmet Ozturk tha se degradimi i tokës nga ndryshimet klimatike do të ketë ndikimin më të madh në sigurinë ushqimore.

Duke folur për AA me rastin e Ditës Botërore të Tokës, e cila shënohet çdo 5 dhjetor, zyrtari i grupit mjedisor jofitimprurës, Ai, thekson se në rajonet që strehojnë një të tretën e popullsisë botërore, 45 për qind e tokës së përgjithshme bujqësore dhe 50 për qind e bagëtive janë në rrezik të shkretëtirëzimit.

“Degradimi i tokës në këto rajone prek jetën e 1.5 miliardë njerëzve”, shprehet ai.

Sipas tij, përderisa sasia e tokës bujqësore për frymë bie për shkak të rritjes së popullsisë, “33 për qind e tokës është degraduar dhe 12 milionë hektarë e tokës bujqësore shkatërrohet për çdo vit”.

“Degradimi i tokës shkakton një rënie në shërbimet e ekosistemit, dobëson cilësinë e tokës dhe po ashtu çon në një humbje të biodiversitetit, i cili ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e njeriut”, thotë Ozturk.

Ai tha se erozioni, ndotja, humbja e substancave organike, përdorimi i tepër kimik dhe i pesticideve, shpyllëzimi, urbanizimi dhe aktivitetet minerare “brutale” janë arsyet e degradimit të tokës.

Duke përmendur efektet shkatërruese të shpyllëzimit në tokë, Ozturk thotë se 45 për qind e pranisë së pyjeve në botë janë shndërruar në tokë bujqësore dhe nëse zona e degraduar është tokë e pjerrët, ajo bëhet e padobishme për shkak të erozionit dhe është e shkretëtuar.

“Si rezultat i shkatërrimit të pyjeve, balancimi i karbonit/azotit është përkeqësuar, lëndët ushqyese të bimëve dhe aktiviteti mikrobiologjik i tokës bie”, thekson ai.

– Efektet klimatike

Duke iu referuar rezultateve të lidhura me klimën në tokë, ai thotë se ndryshimet klimatike, që ndodhin për shkak të rritjes së gazrave serrë dhe përshpejtohen nga përdorimi i karburanteve fosile, janë një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në degradimin e tokës.

“Më shumë përmbytje, thatësira dhe rritje të nivelit të detit për shkak të ngrohjes globale përshpejtojnë degradimin e tokës”, shprehet ai.

Duke theksuar se degradimi i tokës po ashtu shkakton ndryshime klimatike dhe duke u prekur nga kjo Ozturk tha se 35 për qind e dioksidit të karbonit (CO2) të ngritur në atmosferë që nga viti 1850 është rezultat i shkatërrimit të tokës.

Për shkak të aktiviteteve të paqëndrueshme të bujqësisë, sipas Ozturk, zonat e përhapjes së gazit metan në atmosferë janë 28 herë më të fuqishme se CO2.

“Të gjithë duhet të mbrojnë individualisht klimën, natyrën dhe tokën për të pakësuar konsumin dhe për të shmangur mbeturinat, sepse sot konsumi i secilit individ është një barrë për natyrën”, thotë ai.

Qeveritë duhet të heqin dorë nga politikat e energjisë të bazuara në lëndët djegëse fosile, veçanërisht nga termocentralet e qymyrit termik që shkaktojnë degradim të tokës dhe ndotje të ajrit, thekson eksperti i mjedisit, duke sugjeruar se vendet duhet të punojnë në përputhje me Axhendën 2030 të Konventës së OKB-së për Luftimin e Shkretëtirëzimit, e cila synon të parandalojë degradimin e tokës.

“Praktika për të ngritur përmbajtjen organike të tokës, siç janë plehrat organike dhe organo-minerale, ne duhet të inkurajojmë bujqësinë jo të kultivuar, bujqësinë agro-ekologjike, si dhe praktikat e qëndrueshme të bujësisë”, shton ai.

– Erozioni i tokës në Turqi

Duke folur për erozionin dhe degradimin e tokës në Turqi, që është përshpejtuar me rritjen e popullsisë dhe migracionit, ai thotë se urbanizimi shuan afërsisht 11 hektarë tokë për çdo orë.

“26.4 milionë hektarë e tokës bujqësore në Turqi në vitin 2001 ka rënë në 23.2 milionë hektarë në vitin 2018”, tha Ozturk, duke shtuar se nëse vendi do të kishte prodhuar grurë në tokën e humbur prej 3.2 milionë hektarë, do të plotësohej nevoja vjetore e grurit për 50 milionë njerëz.

Sipas tij, kontrollimi i erozionit, pyllëzimi dhe restaurimi vazhdojnë pa ngadalësuar dhe se zonat e kullotave të dëmtuara duhet të përmirësohen me shpejtësi, ndërsa projektet e parandalimit të erozionit në tokat bujqësore duhet të zbatohen ndërkohë që prodhuesit që kryejnë këtë punë duhet të mbështeten.

Këtë vit, Dita Botërore e Tokës shënohet me sloganin “ndal erozionit të tokës, kurseni të ardhmen tonë”, me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbajtjes së ekosistemeve të shëndetshëm dhe mirëqenies njerëzore.

Kjo ditë adreson sfidat në rritje të menaxhimit të tokës dhe inkurajon qeveritë, organizatat, komunitetet dhe individët në mbarë botën që të angazhohen për përmirësimin proaktiv të shëndetit të tokës./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit