4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dëbohet nga Zvicra i dyshuari për lidhje me shtetin islamik

Më të lexuarat

Ai ka pranuar se e njeh autoritetin e shefit të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) Abu Bakr al-Bagdadi

Një tunizian i dyshuar për lidhje me qarqet ekstremiste është dëbuar nga Zvicra me një aeroplan special. Ndonëse e hidhte poshtë akuzën e bashkëpunimit me IS-in ai nuk e ka kundërshtuar dëbimin në vendin e  prejardhjes, thotë avokati tij.

I përmenduri ka ardhur në Zvicër në viti 2006 me një leje qëndrimi për të studiuar. Pasi që Shërbimi Federal i Informimit ka konstatuar se ai mban lidhje me lëvizjet ekstremiste e ka njoftuar Zyrën Federale për Migracion për rrezikshmërinë që paraqesin lëvizjet e atij personi për sigurinë e Zvicrës.

Tuniziani ka qenë duke i vazhduar studimet në Universitetin e Neuchatelit dhe ka bërë kërkesë për zgjatjen e lejes së qëndrimit deri në shtator 2015, e cila i ishte refuzuar. Me këtë atij i është kërkuar të braktiste Zvicrën por ai papritur kishte humbur çdo gjurmë. Më 8 janar e ka kapur policia hekurudhore dhe ai është arrestuar. Gjatë mbajtjes në arrest ai është marrë në pyetje për kontaktet e tij me një vendës të tij të dënuar për terrorizëm. Me këtë rast ai ka pranuar se e njeh autoritetin e shefit të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) Abu Bakr al-Bagdadi. /albinfo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit