Debat i vjetër rreh fuqishëm në skenën fetare: Ali Tantavi rrëfen akuzat ndaj dijetarëve për “wahabizëm” në fillim të shekullit XX

Më të lexuarat

Në një dëshmi historike me vlerë të madhe kulturore dhe fetare, dijetari i njohur sirian Ali Tantavi ka hedhur dritë mbi një episod të hershëm tensioni brenda qarqeve fetare të Damaskut, duke treguar se si një numër dijetarësh të shquar u etiketuan padrejtësisht si “wahhabistë”.

Në kujtimet e tij të publikuara në librin “Muhammed bin Abdulwahhab”, Tantavi përshkruan se si një grup i vogël dijetarësh damaskenë, të njohur për thirrjen e tyre drejt pastrimit të akides dhe luftës kundër bidateve, u targetuan me paralajmërime të vazhdueshme nga shumë prej mësuesve tradicionalë.

Emra të shquar të akuzuar si “wahhabistë”

Sipas Tantavit, ndër dijetarët që u etiketuan padrejtësisht ishin:
• Sheikh Tahir El-Xhazairi
• Sheikh Abd al-Razzaq al-Bejtar dhe nipi i tij Muhammad Bahxhet al-Bejar
• Sheikh Xhamal al-Din al-Qasimi
• Sheikh Abd al-Qadir al-Badran
• Sheikh Ahmad al-Nuvailati
• Sheikh Abdullah al-Alimij
• Sheikh Abd al-Qadir al-Maghribi
• Sheikh Saeed al-Bani
Të gjithë ata që kishin çfarë do lloj komunikimi me ta akuzoheshin se janë “wehabistë”, ashtu që akuzuan edhe Shekib Arsllanin, Muhamed Kurd Aliun edhe Muhibudin Hatibin!
Tantavi madje kujton me ironi se edhe personalitete laike u akuzuan për “wahhabizëm”, përfshirë politikanin e njohur Faris El-Khuri, vetëm sepse vizitonte shpesh dijetarin Tahir al-Xhazairi.
“E vetmja gjë që e shpëtoi nga kjo akuzë,” shkruan Tantavi, “ishte se pas një kohe e kuptuan që ai ishte i krishterë.”

Akuzat për “wahhabizëm” një fenomen i vjetër që vazhdon

Në një tjetër citim nga vëllimi i parë i veprës, Tantavi kritikon ashpër fenomenin e akuzimit të çdo reformatori fetar si “wahabist”:

“Të akuzosh çdo njeri që thërret për pastrimin e akides dhe largimin nga bidatet si ‘wahhabist’, është gabim në sytë e fesë, marrëzi në sytë e arsyes, dhe tregues i një historie të vjetër që është bërë bajate nga përsëritja.”

Komentatorët: Dëshmi me vlerë për kuptimin e debatit fetar modern

Studiuesit bashkëkohorë e shohin dëshminë e Tantavit si një pasqyrë të qartë të tensioneve historike midis thirrjeve reformuese dhe traditës konservatore në botën islamike.
Rrëfimi i tij ndihmon të kuptohet më mirë se etiketimet fetare, shpesh, nuk burojnë nga analiza shkencore, por nga frika, keqkuptimi apo rivalitetet e kohës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit