16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Davutoğlu ka përcjellë reagimin zyrtar 8 vjet pas vrasjes së gazetarit, Hrant Dink

Më të lexuarat

8 vjet pas vrasjes së gazetarit, Hrant Dink, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu ka përcjelë nëpërmjet një reagimi zyrtar publikuar nga kryeministria turke një mesazh përkujtmor në nder të tij.  Reagimi fillon me fjalët se kaluan tetë vjet që kur Hrant Dinku, si një person i cili u mundua të hedhë dritë me ndjenjat dhe mendimet e tij mbi njërën prej çështjeve më të rëndësishme që Republika e Turqisë e ka marrë trashëgimi nga Perandoria Osmane.

“Hrant Dinku është një intelektual i nderuar i Anadollit i cili kërkoi rrugën dhe metodën e ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët mes Turqve dhe Armenëve, pa hequr dorë as nga origjina e tij Armeniane dhe as nga Turqia. Duam që të hapim dyer në mendje dhe zemra në dritën e pishtarit që mbajti Dinku, i cili vuri në pah zemrën dhe mendjen e tij për të bashkuar në thelb miqësinë turko-armene, për tejkalimin e dhimbjeve të rrënjosura dhe për të kujtuar jetesën bashkarisht në periudhën e kaluar, në rrugën e miqësisë”.

Deklarata vazhdon se me këtë mentalitet, të gjithë ata që besojnë në miqësinë turko-armene, i ftojmë që të japin kontributin e tyre për një fillim të ri dhe iu drejtohemi të gjithë Armenëve:

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se Turqia, e cila edhe më parë ka deklaruar se për shkak të marrëveshjes së këmbimeve të nënshtetasve, si një formë e detyruar e zbatuar në kushtet e luftës, duke përfshirë edhe vitin 1915, kanë lindur rezultate jonjerzërore, i ndan dhimbjet e Armenëve dhe për të themeluar përsëri ndjenjat reciproke mes dy popujve, po tregon vullnet me durim dhe me vendosmëri. “Me qëllim që të tejkalohet armiqësia e cila merr peng marrëdhëniet tona, mesazhi i ngushëllimit me datë 23 Prill 2014 i cili jep pikat kryesore që duhet të ndiqen duke filluar që nga dialogu, është shembulli më konkret për këtë. Metoda e braktisjes së traumës së madhe e cila ndali kohën në vitin 1915, fillon bashkë me shembjen e tabuve. Turqia, në emër të saj, e ka tejkaluar këtë pikë, i ka lënë pas thëniet shabllon dhe përgjithësimet që kanë mbetur trashëgim nga e shkuara”.

Gjithashtu theksohet në deklaratë se është e mundur që këta dy popuj të lashtë të arrijnë në pjekurinë e kuptimit të njëri-tjetrit dhe në shikimin e të ardhmes bashkërisht. Turqit dhe Armenët të cilët kanë ndarë të njëjtën gjeografi dhe një histori të gjatë, të gjitha çështjet mund t’i flasin vetëm ndërmjet tyre; po ashtu edhe metodat e zgjidhjeve mund t’i kërkojnë bashkërisht, vazhdon qëndrimi i kryeministrisë turke. “Është e nevojshme që të zhvillojmë mentalitetin e besimit dhe bashkëpunimit reciprok; të njohim përsëri njëri-tjetrin në dritën e historisë së përbashkët 800 vjeçare; të gjendemi brenda marrëdhënieve ndërnjerëzore. Me këtë mentalitet dhe me këtë qasje, i ftojmë miqtë tanë Armen që të ftojnë më shumë dhe të ngrejnë paragjykimet reciproke.

Përveç kësaj, do vijojmë t’i dalim zot me mënyrën dhe me rëndësinë që meritojnë personaliteteve Armene të cilët kanë dhënë kontribut të vyer në historinë Osmane/Turke dhe ndaj veprave kulturore Armene. Dëshira jonë për të ndarë dhimbjen, për të mbështjellur plagët dhe për të ndërtuar përsëri miqësi, është e sinqertë. Horizonti ynë është miqësia dhe paqja”- përfundon deklarata zyrtare e kryeministrit të Turqisë, Davutoğlu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit