CNN zbulon planin me 21 pika të Trump-it për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Më të lexuarat

CNN:
Plani i Trump-it me 21 pika për t’i dhënë fund luftës parashikon lirimin e të gjithë pengjeve brenda 48 orëve nga momenti i zbatimit të marrëveshjes, në këmbim të një tërheqjeje graduale të ushtrisë pushtuese nga Gaza. Sipas burimeve të CNN që kanë parë detajet e propozuara udhëheqësve arabë:
1. Nuk ka një afat kohor të saktë për tërheqjen e plotë të forcave izraelite.
2. Izraeli nuk do të sulmojë më në Gaza.
3. Nuk do të ketë dëbim të detyruar të banorëve të Gazës nga shtëpitë e tyre.
4. Hamasi nuk do të ketë rol qeverisës në të ardhmen e Gazës.
5. Dy nivele të qeverisjes së përkohshme: një organ ndërkombëtar gjithëpërfshirës dhe një komitet palestinez. Nuk ka afat për transferimin e udhëheqjes tek Autoriteti Palestinez.
6. Plani përmend rolin e OKB-së në shpërndarjen e ndihmës humanitare, pa përmendur Fondin Humanitar Global (GHF).
7. SHBA nuk premton një shtet palestinez, por pranon se ky është një aspirim i palestinezëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit