13.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

ÇMENDURIA/ Një “Velipojë” në Ksamil: si e pëson këshilltari socialist nga bashkia socialiste

Më të lexuarat

Kush mendon se Velipoja është thjesht një rast i izoluar, pasojë e ca kokëshkretëve që përtojnë ta kërkojnë zgjidhjen në shtet për shezlongjet e tyre, duhet të vijë në Ksamil.

Duhet të vijë aty për të parë se perla e turizmit shqiptar mund të shndërrohet në “Velipojë” nga çasti në çast me shkaktar vetë shtetin.

Familja Sula, e ardhur nga Skrapari në Ksamil që në vitet ’70, investuar në një plazh para një hoteli të tyre që në 2004, qepur gjithçka me letra, me një marrëdhënie korrekte me shtetin, vjen një ditë dhe ky i fundit i fut si pykë në plazhin e tij dikë tjetër. Tregohet kjo dhe në hartën përkatëse. Pjesë e mesit i është dhënë tjetrit – mbajeni veten – polic me profesion, njëherësh plot dritë-hije në komunitet. Ndërkohë që dreqi ta hajë, ca profesione dhe në rrafshin e prestigjit publik – polic a mësues – s’ duhet t’u jepen aktiviteve me theks të rëndomtë fitimprurës që mund t’i njollosin. Nëse s’e kuptojnë vetë këtë gjë, duhet t’jua diktojë shteti.

Por është shumë iluzive kjo në një vend ku së paku të pretendohet thjesht për drejtësi, apo për copëza drejtësie.

Familja Sula nuk mban armë, por nëse do kishte edhe mund ta kishte shkrehur të hënën paradite.

Ata silleshin e përsilleshin në maraz, teksa shihnin se me polici, një polic u futej në pronën e tyre mbi 15-vjeçare. Hiqeshin shezlongjet e të parit për t’u zëvëndësuar me të dytit. E kjo, në kulmin e plazhit, me pushues që duhet të mblidhin raqet. E turpshme!

E shoqja e të zotit të plazhit, Albert Sulës, shfrynte e gati s’qante, ndërkohë që pëshpëriste përbetimet e Edi Ramës për drejtësi dhe rregull në plazhe.

Më konkretisht, familja Sula kishte ripërtërirë gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga Ministria e Mjedisit, ku si provë ishte një sms e ministrit Klosi që i jepte të kuptuar të zotit, Albert Sulës, që mos shqetësohet gjersa letrat i kishte në rregull.

Por pushteti lokal vendos t’i japë, duhet theksuar, mu në mes të territorit të plazhit të poseduar prej vitesh nga familja Sula, një copëz dikujt tjetër. Më saktë një polici. Paradoksi, a më saktë çmenduria: tjetri me letrat e bashkisë ka vetëm një rrugë për të shkuar aty ku bashkia i jep plazh, nga shkallarët që janë pronë e atij që po shkëputet një copë plazhi.

Aty, së paku kur ndodh ky transferim hapësire, është instaluar policia. E zonja e familjes Sula, e cila tashmë nis të artikulojë dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria, duke kujtuar madje me nostalgji vitet kur punonte në Greqi, turfullon nga inati por s’ka ç’bëjë. Nis të çojë nëpërmend SPAK-un dhe vetëngushëllohet.

Paradoksi tjetër: Albert Sulës nuk i piu ujë fakti që është këshilltar bashkiak i PS-së, që kjo që po e gjente, po e gjente nga partia e tij!

Në anën tjetër, polici që arriti të merrte hapësirën e synuar, nuk pranon të tregojë dokumentat, Të thotë se mund t’i kërkojë në bashki për t’i parë. U referohet atyre për atë që po ndodh. E thotë këtë me gjysmë zëri, si shenjë e një subkoshience që është një padrejtësi me vulë shteti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit